By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Arrestimi i ish-kreut të SHISH, Rama: Masë ekstreme, akuzat të provohen
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Arrestimi i ish-kreut të SHISH, Rama: Masë ekstreme, akuzat të provohen
Lajme

Arrestimi i ish-kreut të SHISH, Rama: Masë ekstreme, akuzat të provohen

Momenti
Published: September 27, 2026

Kryeministri Edi Rama po jep një mesazh për qytetarët lidhur me hetimin që po zhvillohet për ish-drejtoreshën e SHISH Vlora Hysenin.

“Pas vendosjes së masës së arrestit shtëpiak për ish-drejtuesen e SHISH, kërkova një adresim të menjëhershëm. Ishte pa diskutim një masë e skajshme, por të mbajmë parasysh se bëhet fjalë për ekspozimin e një institucioni kyç për shtetin. Çdo dyshim i arsyeshëm duhet të hetohet deri në fund, çdo akuzë duhet të provohet ose të rrëzohet përmes një procesi të parashikuar dhe të rregullt. Çdo masë kufizimi e lirisë nga organi i akuzës për cilindo që ka imunitet parlamentar kundërshtohet vetëm në gjykatë.

Këto pika ndaj çështjeve individuale të drejtësisë kanë qenë dhe mbeten kështu. Respekti për pavarësinë nuk do të thotë heshtje dhe kur një shqetësim parimor shfaqet. Konkretisht, në këtë rast, përveç dhe përtej çështjes penale individuale, ka një fakt tjetër parimor që nuk mund të anashkalohet sikur s’ka ndodhur.

Gjatë marrjes së masës dhe administrimit të dosjes, një institucion u ekspozua ndaj potencialit për një dëm të madh që duhej të ishte parandaluar. U lejua që të dhënat e dosjes të vërshonin nëpër kanale dhe tezga mediatike përpara se gjykata të urdhëronte kufizimin e publikimit të tyre, pa asnjë sukses.

Ky nuk është problem i një pushteti të pavarur, është i krejt shtetit. Prandaj, kjo qasje e lëshuar si pa kujdes i ka lënë pa fjalë edhe partnerët tanë. Nuk është me siguri hera e parë që shefi i një shërbimi sekret merret i pandehur, por është hera e parë në historinë e botës që institucioni i SHISH bëhet target ndërkombëtar e kombëtar thashethemesh, për shkak të mosmarrjes së asnjë prej atyre masave që shtetet marrin në një rast të tillë”, tha Rama.

Kujtojmë se më 22 shtator GJKKO me kërkesë të SPAK, lëshoi urdhër për ekzekutimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” dhe “pezullim nga detyra”, për tashmë ish-drejtoreshën e SHIH Vlora Hyseni. Kjo e fundit akuzohet për veprat penale “nxjerrje të sekretit shtetëror” dhe “përkrahje të autorit të krimit” në kuadër të hetimeve për AKSHI-n.

Referuar SPAK, Hyseni ka ndihmuar me informacione sekrete Ergys Agasin, gjatë kohës që ky i fundit ishte dhe i shpallur në kërkim. Agasi  u arrestua më 26 gusht i dyshuar si kreu një grupi të strukturuar kriminal në aferën e AKSHI-t.

Nga OKB Rama kërkoi shkarkimin e menjëhershëm të Vlora Hysenit ndërsa kompetencat e drejtimit të SHISH ia kaloi Elvis Lilës.

Rasti i Hysenit mund të konsiderohet si një prej skandaleve më të rënda që kanë prekur sigurinë kombëtare. Vetë SPAK e thekson se drejtoresha e SHISH ka shërbyer në ndihmë të krimit të organizuar. /tvklan.al

The post Arrestimi i ish-kreut të SHISH, Rama: Masë ekstreme, akuzat të provohen appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Rama: Korrupsioni ishte sistemi, sot sistemi e lufton korrupsionin, Shqipëria në rrugë pa kthim drejt BE-së
Pamje nga Operacioni “Dosja 23”: 9 të arrestuar për krime lufte ndalohen për 48 orë, sekuestrohen armë e para
Atentati në lokalin e shqiptarit në Athinë, dyshohet për larje hesapesh mes grupeve kriminale
Mbi 40 milionë euro nga buxheti për mbrojtjen e krerëve të UÇK – Gërvalla i rikthen shifrat që i lexoi dje
Arrestime pranë bazës ajrore britanike të përdorur nga SHBA-ja në luftën me Iranin

LEXO GJITHASHTU

“UÇK nderohet kur shqiptaria bashkohet”- tifo grupet e Kosovës tubohen në Prishtinë në mbështetje të çlirimtarëve
“UÇK nderohet kur shqiptaria bashkohet”- tifo grupet e Kosovës tubohen në Prishtinë në mbështetje të çlirimtarëve
TOP Momenti
Çitaku ngre shqetësimin për interpretimin e luftës së UÇK-së nga Gjykata Speciale
Çitaku ngre shqetësimin për interpretimin e luftës së UÇK-së nga Gjykata Speciale
TOP Momenti
Rama: Hetimi i Vlora Hysenit i takon drejtësisë, mbrojtja e SHISH përgjegjësi e shtetit
Rama: Hetimi i Vlora Hysenit i takon drejtësisë, mbrojtja e SHISH përgjegjësi e shtetit
TOP Momenti
Aliti: Pritëm drejtësi por morëm zhgënjim, Gjykata Speciale na doli Gjykatë e turpit
Aliti: Pritëm drejtësi por morëm zhgënjim, Gjykata Speciale na doli Gjykatë e turpit
TOP Momenti
“Dosja 23”- nëntë të arrestuarit në Zubin Potok ndalohen për 48 orë, publikohen pamjet nga aksioni
“Dosja 23”- nëntë të arrestuarit në Zubin Potok ndalohen për 48 orë, publikohen pamjet nga aksioni
TOP Momenti

You Might Also Like

Rreth 44 mijë kosovarë morën leje qëndrimi në BE, Gërxhaliu: Alarm për të ardhmen e vendit
Lajme

Rreth 44 mijë kosovarë morën leje qëndrimi në BE, Gërxhaliu: Alarm për të ardhmen e vendit

September 27, 2026
Çitaku për paragrafin e Speciales: Lexojeni me vëmendje si po cilësohet lufta , mos t’ju  verbojë mosdurimi ndaj katërshes
Lajme

Çitaku për paragrafin e Speciales: Lexojeni me vëmendje si po cilësohet lufta , mos t’ju  verbojë mosdurimi ndaj katërshes

September 27, 2026
Shtetasit të Shqipërisë i konfiskohet pushkë gjuetie dhe 52 fishekë në Dol të Gjakovës
Lajme

Shtetasit të Shqipërisë i konfiskohet pushkë gjuetie dhe 52 fishekë në Dol të Gjakovës

September 27, 2026
Aktgjykimi i Speciales ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së: Deklaratat e politikanëve kontribuuan në qetësimin e situatës dhe lehtësuan punën e Policisë
Lajme

Aktgjykimi i Speciales ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së: Deklaratat e politikanëve kontribuuan në qetësimin e situatës dhe lehtësuan punën e Policisë

September 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?