By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Dosja 23”- nëntë të arrestuarit në Zubin Potok ndalohen për 48 orë, publikohen pamjet nga aksioni
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Dosja 23”- nëntë të arrestuarit në Zubin Potok ndalohen për 48 orë, publikohen pamjet nga aksioni
TOP Momenti

“Dosja 23”- nëntë të arrestuarit në Zubin Potok ndalohen për 48 orë, publikohen pamjet nga aksioni

Momenti
Published: September 27, 2026

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë publikuar të dhëna të reja dhe pamje nga aksioni i sotëm në Zubin Potok, ku u arrestuan nëntë persona nën dyshimin për krime lufte.

Sipas komunikatës së përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, nëntë të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorisë Speciale.

Të dyshuarit D.D., M.R., M.R., R.R., S.D., S.D., V.L., R.R. dhe D.D. dyshohen për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, të mbështetur edhe nga njësi të tjera të Policisë së Kosovës, kanë realizuar kontrolle në disa lokacione në komunën e Zubin Potokut.

Gjatë bastisjeve, sipas autoriteteve, janë sekuestruar nëntë telefona mobilë, dy libreza ushtarake, një armë e gjatë dhe një pushkë gjuetie.

Po ashtu, janë sekuestruar fishekë të kalibrit 7.65 mm dhe fishekë të pushkës së gjuetisë, katër predha, rreth 23 mijë euro para të gatshme dhe rreth 60 mijë dinarë serbë.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë ndjekjen penale të personave të dyshuar për krime lufte.

Aksioni, i zhvilluar të dielën në disa fshatra të Zubin Potokut, është pjesë e operacionit të koduar “Dosja 23” dhe lidhet me hetimet për krime lufte të dyshuara gjatë luftës në Kosovë./Telegrafi/

You Might Also Like

“UÇK nderohet kur shqiptaria bashkohet”- tifo grupet e Kosovës tubohen në Prishtinë në mbështetje të çlirimtarëve
Çitaku ngre shqetësimin për interpretimin e luftës së UÇK-së nga Gjykata Speciale
Rama: Hetimi i Vlora Hysenit i takon drejtësisë, mbrojtja e SHISH përgjegjësi e shtetit
Aliti: Pritëm drejtësi por morëm zhgënjim, Gjykata Speciale na doli Gjykatë e turpit
OBRM-PDUKM: Na duhet një opozitë e fortë, jo si LSDM-ja

LEXO GJITHASHTU

Rama: Korrupsioni ishte sistemi, sot sistemi e lufton korrupsionin, Shqipëria në rrugë pa kthim drejt BE-së
Rama: Korrupsioni ishte sistemi, sot sistemi e lufton korrupsionin, Shqipëria në rrugë pa kthim drejt BE-së
Lajme
Pamje nga Operacioni “Dosja 23”: 9 të arrestuar për krime lufte ndalohen për 48 orë, sekuestrohen armë e para
Pamje nga Operacioni “Dosja 23”: 9 të arrestuar për krime lufte ndalohen për 48 orë, sekuestrohen armë e para
Lajme
Atentati në lokalin e shqiptarit në Athinë, dyshohet për larje hesapesh mes grupeve kriminale
Atentati në lokalin e shqiptarit në Athinë, dyshohet për larje hesapesh mes grupeve kriminale
Lajme
Arrestimi i ish-kreut të SHISH, Rama: Masë ekstreme, akuzat të provohen
Arrestimi i ish-kreut të SHISH, Rama: Masë ekstreme, akuzat të provohen
Lajme
Kongresisti amerikan i shkruan Kurtit, kërkon marrëveshje për presidentin dhe shmangien e zgjedhjeve të reja
Kongresisti amerikan i shkruan Kurtit, kërkon marrëveshje për presidentin dhe shmangien e zgjedhjeve të reja
TOP Momenti

You Might Also Like

Stradner: Kremlini mund ta ndihmojë Vuçiqin me energji
TOP Momenti

Stradner: Kremlini mund ta ndihmojë Vuçiqin me energji

September 27, 2026
Trumpi refuzon ofertën iraniane për të rihapur Ngushticën e Hormuzit
TOP Momenti

Trumpi refuzon ofertën iraniane për të rihapur Ngushticën e Hormuzit

September 27, 2026
Opozita izraelite bashkohet kundër Netanyahut para zgjedhjeve
TOP Momenti

Opozita izraelite bashkohet kundër Netanyahut para zgjedhjeve

September 27, 2026
Blegtorët nga Pellagonia më 30 shtator dalin në protestë për qumështin e papaguar
TOP Momenti

Blegtorët nga Pellagonia më 30 shtator dalin në protestë për qumështin e papaguar

September 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?