Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës.
Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që “mos t’iu marrë komunave atë që iu takon”.
“Nuk mundesh me ua marrë qytetarëve buxhetin, me ua blloku projektet e me ua ndal zhvillimin vetëm pse nuk të kanë votuar. Kjo nuk është qeverisje. Është ndëshkim politik”, ka shkuar Rama ndër tjerash. /Gazeta Express
The post Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që i takon appeared first on Gazeta Express.

