By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: PDK i drejtohet Deharit me kërkesë të re për seancë nesër nga ora 11:00
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
PDK i drejtohet Deharit me kërkesë të re për seancë nesër nga ora 11:00
Lajme

PDK i drejtohet Deharit me kërkesë të re për seancë nesër nga ora 11:00

Momenti
Published: August 31, 2026

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), nëpërmjet Vlora Çitakut i ka dërguar letër kryesuesit të seancës konstituive Avni Deharit, që të respektojë rregulloret dhe obligimet e tij kushtetuese për ta thirrur seancën më 1 shtator nga ora 11:00.

Në letër thuhet se “jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht tejkalimit të afatit kushtetues, Kuvendi duhet të konstituohet”. /Gazeta Express

Your browser does not support the video tag.

Letra e plotë:

I nderuar z. Dehari,

Në cilësinë tuaj si kryesues i seancës konstituive sipas moshës, në përputhje me Nenin 9 të Rregullores së Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në emër të deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, kërkojmë nga ju që të përmbushni obligimin tuaj kushtetues dhe procedural dhe që, më 01 shtator 2026, në ora 11.00, të thirrni vazhdimin e seancës konstituive, ashtu siç kërkohet edhe me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar tashmë ka krijuar një situatë të rëndë të shkeljes së Kushtetutës dhe të mosrespektimit të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Mosrespektimi i afateve dhe procedurave të përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit vetëm sa e thellon më tej këtë situatë.

Duhet të keni parasysh se, sipas jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht tejkalimit të afatit kushtetues, Kuvendi duhet të konstituohet. Shkelja e afatit nuk e shuan detyrimin për konstituimin e tij.

Prandaj, duke e thirrur vazhdimin e seancës konstituive, ju keni mundësinë dhe detyrimin që të parandaloni një shkelje të radhës dhe të mundësoni vazhdimin e procesit të konstituimit të Kuvendit.

Ju rikujtojmë se roli juaj si kryesues i seancës konstituive sipas moshës është i përcaktuar dhe i kufizuar nga Kushtetuta, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit. Përgjegjësia juaj është të mundësoni zhvillimin dhe vazhdimin e seancës deri në konstituimin e Kuvendit. Nuk është në kompetencën tuaj që, mbi bazën e vlerësimeve apo konsideratave politike, të vendosni nëse dhe kur duhet të vazhdojë procesi i konstituimit të Kuvendit.

Vlerësimet dhe negociatat politike u takojnë forcave politike dhe ato mund e duhet të zhvillohen vetëm brenda kornizës kushtetuese të Republikës së Kosovës, të cilën të gjithë jemi të obliguar ta respektojmë.

Për këtë arsye, ju kërkojmë që, pa vonesa të mëtejshme, të thirrni vazhdimin e seancës konstituive më 01 shtator 2026, në ora 11.00, dhe të mundësoni ushtrimin e mandatit kushtetues të deputetëve të zgjedhur të Republikës së Kosovës.

Me respekt,

Vlora Çitaku

Deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës

Sekretare e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës

The post PDK i drejtohet Deharit me kërkesë të re për seancë nesër nga ora 11:00 appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Shtetasi rus vret tre persona në Mal të Zi, largohet nga vendi i ngjarjes me një “Seat Cordoba”
“Vendimi i Gjykatës Speciale dhe raportet e Kosovës me SHBA”, Martin Vulaj njofton për takimin me Kongresmenin Self
Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat
Hamza: Do të ankohemi në Kushtetuese pasi Haxhiu s’na dekretoi dy anëtarë në KQZ
Ekskluzive, Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

LEXO GJITHASHTU

ASH: 40.3% e të gjithë të papunëve në vend janë shqiptarë
ASH: 40.3% e të gjithë të papunëve në vend janë shqiptarë
TOP Momenti
Maqedonci: Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes forcon partneritetin Kosovë-Turqi
Maqedonci: Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes forcon partneritetin Kosovë-Turqi
TOP Momenti
Marrëveshja VV-LDK për Bekim Sejdiun, Hamza: S’ka votë për të në PDK
Marrëveshja VV-LDK për Bekim Sejdiun, Hamza: S’ka votë për të në PDK
Lajme
Mucunski-Huker: Partneriteti strategjik me SHBA-të përfaqëson një kontribut të rëndësishëm për sigurinë në rajon
Mucunski-Huker: Partneriteti strategjik me SHBA-të përfaqëson një kontribut të rëndësishëm për sigurinë në rajon
TOP Momenti
Marrëveshja VV-LDK për Presidentin, Ramadani: Po të mos ishte lojë me shtetin seanca do thirrej menjëherë
Marrëveshja VV-LDK për Presidentin, Ramadani: Po të mos ishte lojë me shtetin seanca do thirrej menjëherë
Lajme

You Might Also Like

Ekipet e shpëtimit në Nepal shpërthejnë një pjesë të kodrës në kërkim të punëtorëve të hidrocentralit, ndërsa familjet presin me shpresë
Lajme

Ekipet e shpëtimit në Nepal shpërthejnë një pjesë të kodrës në kërkim të punëtorëve të hidrocentralit, ndërsa familjet presin me shpresë

August 31, 2026
Policia sekuestron pajisje telekomunikuese, dyshohet për keqpërdorim gjatë testit për patentë shofer
Lajme

Policia sekuestron pajisje telekomunikuese, dyshohet për keqpërdorim gjatë testit për patentë shofer

August 31, 2026
Policia sekuestron pajisje telekomunikuese, dyshohet për keqpërdorim gjatë testit për patentë shofer – katër persona dërgohen në mbajtje
Lajme

Policia sekuestron pajisje telekomunikuese, dyshohet për keqpërdorim gjatë testit për patentë shofer – katër persona dërgohen në mbajtje

August 31, 2026
Berisha fton qytetarët e komunitetit egjiptian t’i bashkohen “Marshit për Liri”
Lajme

Berisha fton qytetarët e komunitetit egjiptian t’i bashkohen “Marshit për Liri”

August 31, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?