By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Nga marrëveshja Kurti-Abdixhiku te përçarja në LDK: Sejdiu përballë kundërshtimit të gjashtë deputetëve
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Nga marrëveshja Kurti-Abdixhiku te përçarja në LDK: Sejdiu përballë kundërshtimit të gjashtë deputetëve
Lajme

Nga marrëveshja Kurti-Abdixhiku te përçarja në LDK: Sejdiu përballë kundërshtimit të gjashtë deputetëve

Momenti
Published: September 2, 2026

Marrëveshja mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës ishte zhvillimi kryesor politik i ditës së djeshme. Marrëveshja u bë publike nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti, ndërsa vetë Sejdiu konfirmoi se e ka pranuar kandidaturën.

Abdixhiku e cilësoi dakordimin si një hap në interes të shtetit, duke theksuar se interesi i Kosovës duhet të jetë mbi atë partiak. Nga ana tjetër, Kurti e përshëndeti marrëveshjen si një mundësi për tejkalimin e ngërçit institucional.

Your browser does not support the video tag.

Por, marrëveshja nuk kaloi pa kundërshtime, veçanërisht brenda vetë LDK-së. Deputeti Avdullah Hoti deklaroi qartë se nuk do ta votojë Sejdiun, duke argumentuar se ai nuk është figura unifikuese që, sipas tij, i duhet vendit.

Edhe deputetë të tjerë të LDK-së shprehën rezerva. Gjatë ditës u bë e ditur se gjashtë deputetë të kësaj partie kanë deklaruar se nuk do ta mbështesin Sejdiun, çka e komplikon marrëveshjen politike të arritur mes dy liderëve. Abdixhiku paralajmëroi se për këto qëndrime mund të ketë edhe masa brenda partisë.

Në krahun tjetër, pati edhe mbështetje të fortë për kandidaturën. Ish-presidentja Vjosa Osmani e përkrahu Sejdiun dhe tha se shpreson që LDK-ja t’i ketë të 18 votat për zgjedhjen e tij. Ndërsa deputeti Anton Quni deklaroi se e mbështet kandidaturën, duke e vlerësuar Sejdiun si figurë që mund ta bëjë kombin krenar.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Shkëmb Manaj, shkoi edhe më tej duke shprehur bindjen se të gjithë deputetët e LDK-së do të marrin pjesë në votim, madje tha se beson se edhe Hoti në fund do ta mbështesë Sejdiun.

Nga opozita, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ishte i prerë: PDK-ja nuk do ta votojë Bekim Sejdiun. Ai tha se një president duhet të jetë figurë unifikuese, por sipas tij, “fillimet” e kësaj kandidature nuk janë të mira. Një ditë më herët Hamza kishte ngritur edhe dilemat nëse LVV-ja dhe LDK-ja do t’i kenë numrat e nevojshëm.

Kandidatura mori ndërkohë edhe mbështetje nga figura jashtë skenës së drejtpërdrejtë politike. Një grup prej 28 veprimtarësh dhe intelektualësh shqiptaro-amerikanë u bëri thirrje deputetëve që ta votojnë Sejdiun, ndërsa Harry Bajraktari e cilësoi marrëveshjen LVV–LDK si lajm të mirë për tejkalimin e ngërçit politik.

Në fund të ditës, vëmendja u zhvendos te numrat në Kuvend. LVV dhe LDK së bashku kanë 71 deputetë, ndërsa për zgjedhjen e presidentit nevojitet shumicë prej dy të tretash në dy rundet e para, pra 80 vota. Për këtë arsye, përveç marrëveshjes mes Kurtit dhe Abdixhikut, vendimtare mbetet edhe sjellja e deputetëve që nuk janë pjesë e këtij dakordimi.

The post Nga marrëveshja Kurti-Abdixhiku te përçarja në LDK: Sejdiu përballë kundërshtimit të gjashtë deputetëve appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Gazetaria përballë AI-së, në SHBA propozohen rregulla të reja etike
Rrezik për përshkallëzim në Lindjen e Mesme, SHBA-ja paralajmëron qytetarët për anulim fluturimesh
Putin kërcënon Armeninë të zgjedhë mes Moskës dhe BE: Duhet të dimë çfarë fqinji kemi
Deklaratat e Zelenskyt për Kosovën, deputetja ukrainase: Nuk e diskutoi me Parlamentin
Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

LEXO GJITHASHTU

Nuk e votojnë Sejdiun për president, ish emisari amerikan Grenell mbështet gjashtë deputetët e LDK-së
Nuk e votojnë Sejdiun për president, ish emisari amerikan Grenell mbështet gjashtë deputetët e LDK-së
TOP Momenti
Dilemat e juristëve për legjitimitetin e institucioneve që mund të dalin nga kjo legjislaturë
Dilemat e juristëve për legjitimitetin e institucioneve që mund të dalin nga kjo legjislaturë
Lajme
Vuçiq nis ofensivën nacionaliste para zgjedhjeve, Kosovën e përdor sërish si kartë politike
Vuçiq nis ofensivën nacionaliste para zgjedhjeve, Kosovën e përdor sërish si kartë politike
Lajme
Prokurorët raportojnë për sulme pothuajse të përditshme seksuale në Ceutë
Prokurorët raportojnë për sulme pothuajse të përditshme seksuale në Ceutë
Lajme
Pentagoni nënshkruan marrëveshje për të rritur prodhimin e raketave
Pentagoni nënshkruan marrëveshje për të rritur prodhimin e raketave
Lajme

You Might Also Like

“Top sekret 2”: Dokumenti që trazoi debatin fetar në Kosovë
Lajme

“Top sekret 2”: Dokumenti që trazoi debatin fetar në Kosovë

September 2, 2026
Nxënësit në Lismir të Fushë-Kosovës bojkotojnë mësimin
Lajme

Nxënësit në Lismir të Fushë-Kosovës bojkotojnë mësimin

September 2, 2026
Starmer do ta dorëzojë mandatin e deputetit
Lajme

Starmer do ta dorëzojë mandatin e deputetit

September 2, 2026
Irani nis sulmet, gjuan raketa drejt bazave amerikane në Irak dhe Jordani
Lajme

Irani nis sulmet, gjuan raketa drejt bazave amerikane në Irak dhe Jordani

September 2, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?