By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Vuçiq nis ofensivën nacionaliste para zgjedhjeve, Kosovën e përdor sërish si kartë politike
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Vuçiq nis ofensivën nacionaliste para zgjedhjeve, Kosovën e përdor sërish si kartë politike
Lajme

Vuçiq nis ofensivën nacionaliste para zgjedhjeve, Kosovën e përdor sërish si kartë politike

Momenti
Published: September 2, 2026

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka rikthyer në qendër të fjalimit të tij retorikën nacionaliste për Kosovën, pikërisht në kohën kur Serbia po i afrohet zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Në tubimin e mbajtur në Uzhicë, Vuçiq, në pjesën e fundit të një fjalimi që zgjati më shumë se 24 minuta, iu rikthye çështjes së Kosovës dhe përsëriti pretendimin e tij se “Kosova është Serbi”.

Your browser does not support the video tag.

“Dhe le t’u them, nëse nuk më kanë dëgjuar nga jashtë, Kosova është Serbi, ajo ishte, është dhe do të jetë”, deklaroi Vuçiq.

Por presidenti serb nuk u mjaftua vetëm me përsëritjen e narrativës nacionaliste. Gjatë kësaj pjese të fjalimit, ai u dërgoi edhe një mesazh atyre “nga jashtë”, në një aludim të qartë ndaj aktorëve ndërkombëtarë.

Tubimi në Uzhicë u zhvillua nën sloganin “Serbia e Bashkuar”, ndërsa Vuçiq e shfrytëzoi paraqitjen edhe për mesazhe të tjera politike dhe premtime të karakterit ekonomik e social.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi janë paralajmëruar për tetor, ndërsa Vuçiq ka deklaruar se ato mund të mbahen më 18 ose 25 tetor.

Vuçiq ka intensifikuar paraqitjet dhe retorikën politike, ndërsa Kosova është rikthyer në qendër të mesazheve të tij nacionaliste, pak ditë pasi një vlerësim i ri elektoral e nxori atë humbës karshi lëvizjes studentore.

Sipas vlerësimit të publikuar nga Byroja për Kërkime Sociale (BIRODI), nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sipas këtij skenari, lista studentore do të merrte 48.5 për qind të votave, ndërsa lista e SNS-së e lidhur me Vuçiqin do të siguronte 38.6 për qind. SPS-ja e Ivica Daçiqit do të merrte 3.9 për qind.

Pra, studentët do të kishin një epërsi prej gati 10 pikësh përqindjeje ndaj forcës politike të Vuçiqit. Edhe intervalet e përllogaritura nga BIRODI tregojnë një avantazh të studentëve: lista e tyre vlerësohet mes 45.9 dhe 51.1 për qind, ndërsa SNS-Vuçiq mes 36.3 dhe 40.9 për qind. /Dukagjini

The post Vuçiq nis ofensivën nacionaliste para zgjedhjeve, Kosovën e përdor sërish si kartë politike appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Shpërthimi pranë një stacioni treni në Gjermani, raportohet për disa të plagosur
29 shtete amerikane akuzojnë Meta-n se ka krijuar varësi te fëmijët
Venezuela i dorëzon SHBA-së kontrollin mbi një të pestën e naftës së saj në një marrëveshje historike
Macron mbështet sanksionet e reja kundër Rusisë pas sulmit me dron në Leipzig
Irani hakmerret pas sulmeve amerikane, pasi Trump tha se mund të goditet “shumë më rëndë”

LEXO GJITHASHTU

Rrëzohet një pemë e madhe në Qendrën e vjetër tregtare në Tetovë, bllokohen disa automjete
Rrëzohet një pemë e madhe në Qendrën e vjetër tregtare në Tetovë, bllokohen disa automjete
TOP Momenti
Shpërthim pranë stacionit të trenit në Augsburg të Gjermanisë
Shpërthim pranë stacionit të trenit në Augsburg të Gjermanisë
Lajme
Përmbytjet katastrofike në Nepal, shpëtohen 119 persona pas rreth një jave. Mbi 3,900 ende të zhdukur
Përmbytjet katastrofike në Nepal, shpëtohen 119 persona pas rreth një jave. Mbi 3,900 ende të zhdukur
Lajme
Novartis pezullon provat klinike pas vdekjes së tre pacientëve
Novartis pezullon provat klinike pas vdekjes së tre pacientëve
Lajme
Marrëveshja LVV-LDK për Bekim Sejdiun president, kundërshtimi i gjashtë deputetëve të LDK-së dhe reagimet
Marrëveshja LVV-LDK për Bekim Sejdiun president, kundërshtimi i gjashtë deputetëve të LDK-së dhe reagimet
TOP Momenti

You Might Also Like

Sot varroset nëna e deputetit Besnik Tahiri në Bradash të Podujevës
Lajme

Sot varroset nëna e deputetit Besnik Tahiri në Bradash të Podujevës

September 2, 2026
Detaje të reja të një krimi të paprecedentë në Mal të Zi: Rusi qëlloi me të dyja duart, mbijetoi vetëm pronari i poligonit të qitjes, i cili po flinte
Lajme

Detaje të reja të një krimi të paprecedentë në Mal të Zi: Rusi qëlloi me të dyja duart, mbijetoi vetëm pronari i poligonit të qitjes, i cili po flinte

September 2, 2026
Sherr mes dy vëllezërve në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
Lajme

Sherr mes dy vëllezërve në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre

September 2, 2026
ChatGPT hyn në shkollat e SHBA, por me një kusht
Lajme

ChatGPT hyn në shkollat e SHBA, por me një kusht

September 2, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?