By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Nënat e Srebrenicës kundër glorifikimit të Mlladiqit: E vërteta duhet t’u përcillet brezave të rinj
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Nënat e Srebrenicës kundër glorifikimit të Mlladiqit: E vërteta duhet t’u përcillet brezave të rinj
Lajme

Nënat e Srebrenicës kundër glorifikimit të Mlladiqit: E vërteta duhet t’u përcillet brezave të rinj

Momenti
Published: September 11, 2026

Nënat e Srebrenicës janë mbledhur sot në Tuzllë për të kujtuar gjenocidin e kryer ndaj boshnjakëve të Srebrenicës dhe për të kundërshtuar përpjekjet për glorifikimin e kriminelëve të luftës.

Nga Tuzlla u përcoll edhe një herë mesazhi se e vërteta për gjenocidin në Srebrenicë duhet të ruhet dhe t’u përcillet brezave të rinj.

Your browser does not support the video tag.

Të pranishmet shprehën indinjatën e tyre ndaj mesazheve të mbështetjes për Ratko Mlladiqin, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm nga Tribunali Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi për gjenocid dhe krime të tjera të luftës në Bosnjë e Hercegovinë.

“Ne të gjithë e pamë se çfarë po ndodhte dhe si u varros në Serbi. Turp për të gjithë ata që e glorifikojnë një njeri të tillë. Ne e dimë mirë kush është dhe çfarë ka bërë. Ai është kriminel i dënuar me burgim të përjetshëm”, tha Nura Begoviq, kryetare e Shoqatës “Gratë e Srebrenicës”.

Begoviq bëri thirrje që personat që glorifikojnë kriminelët e luftës dhe përhapin urrejtje të ndëshkohen.

“Ai që e glorifikon dhe flet për të duhet të dënohet. Në vend që të turpërohen për atë që është bërë, ata e promovojnë. Ne ende kërkojmë drejtësi dhe ende kërkojmë eshtrat e të dashurve tanë”, u shpreh ajo.

Ajo theksoi se Bosnjë e Hercegovina mund të jetë një shtet ku të gjithë mund të jetojnë së bashku, por ligjet duhet të respektohen.

“Cilido që glorifikon një kriminel lufte, promovon urrejtjen apo bën thirrje për luftë, duhet të dënohet rreptësisht”, tha Begoviq.

Në mbështetje të nënave të Srebrenicës u bashkuan edhe nxënës të Shkollës së Mesme të Mjekësisë dhe Shkollës Ekonomiko-Tregtare në Tuzllë. Pjesëmarrja e tyre u cilësua si një mesazh i rëndësishëm se edhe të rinjtë janë të vetëdijshëm për atë që ndodhi në Srebrenicë dhe për rëndësinë e ruajtjes së së vërtetës historike.

Në tubim morën pjesë edhe imamë të Mexhlisit të Bashkësisë Islame në Tuzllë, si dhe qytetarë të shumtë.

Nënat e Srebrenicës kanë theksuar se lufta e tyre nuk është vetëm për drejtësi për djemtë, bashkëshortët, vëllezërit dhe familjarët e vrarë, por edhe kundër harresës, mohimit të gjenocidit dhe përpjekjeve për t’i paraqitur kriminelët e luftës si heronj.

The post Nënat e Srebrenicës kundër glorifikimit të Mlladiqit: E vërteta duhet t’u përcillet brezave të rinj appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Shtyhet seanca për te dielën pa u kryer konstituimi, Haxhiu acaron LDK me insistimin që të votohet i propozuari i tyre
LDK lëshon sallën  pas insistimit të Haxhiut që të votohet nënkryetari i tyre, pa u kryer i PDK’së
Albulena Haxhiu insiston që të procedohet me zgjedhjen e nënkryetarëve duke anashkaluar PDK’në
LDK: Të zgjidhet nënkryetari i dytë, është e rëndësishme të respektohet procedura
U largua nga shtëpia me armë, gjenerali rumun gjendet i vdekur – zbulohen detajet e para

LEXO GJITHASHTU

Bajrami pas ndërprerjes së seancës: Është urgjencë kombëtare të shpëtohet ky shtet
Bajrami pas ndërprerjes së seancës: Është urgjencë kombëtare të shpëtohet ky shtet
TOP Momenti
Nagavci: LVV voton kandidatët e PDK-së dhe LDK-së për nënkryetarë, por jo Çitakun
Nagavci: LVV voton kandidatët e PDK-së dhe LDK-së për nënkryetarë, por jo Çitakun
TOP Momenti
Seanca e radhës në Kuvend vazhdon në orën 14:00
Seanca e radhës në Kuvend vazhdon në orën 14:00
TOP Momenti
Haxhiu nga foltorja tregon për një takim me Kujtim Shalën e Jehona Lushakun: Nga PDK nuk pranuan te vijnë
Haxhiu nga foltorja tregon për një takim me Kujtim Shalën e Jehona Lushakun: Nga PDK nuk pranuan te vijnë
Lajme
​Kuvendi i Prishtinës miraton dhënien në shfrytëzim të “Tulltores”, LVV kundërshton
​Kuvendi i Prishtinës miraton dhënien në shfrytëzim të “Tulltores”, LVV kundërshton
TOP Momenti

You Might Also Like

Haxhiu nis seancën gati me një orë vonesë, VV e LDK në sallë
Lajme

Haxhiu nis seancën gati me një orë vonesë, VV e LDK në sallë

September 11, 2026
Kalojnë më shumë se gjysmë ore, ende s’rifillon seanca
Lajme

Kalojnë më shumë se gjysmë ore, ende s’rifillon seanca

September 11, 2026
Haradinaj: Kurti po e sulmon dhe po synon ta shpërbëjë Republikën e Kosovës
Lajme

Haradinaj: Kurti po e sulmon dhe po synon ta shpërbëjë Republikën e Kosovës

September 11, 2026
Daka: Vendi është në një rrugë pa kthim, situata aktuale më e keqe edhe se ajo e vitit 1999
Lajme

Daka: Vendi është në një rrugë pa kthim, situata aktuale më e keqe edhe se ajo e vitit 1999

September 11, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?