By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Në Kosovë gjenden ende varre masive”, deputetja shqiptare kundërshton konsullatën serbe në Shkodër: Të dielën protestë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Në Kosovë gjenden ende varre masive”, deputetja shqiptare kundërshton konsullatën serbe në Shkodër: Të dielën protestë
TOP Momenti

“Në Kosovë gjenden ende varre masive”, deputetja shqiptare kundërshton konsullatën serbe në Shkodër: Të dielën protestë

Momenti
Published: August 1, 2026

Deputetja që u largua nga Partia Socialiste e Shqipërisë, Marjana Koçeku, ka reaguar kundër mundësisë së hapjes së një konsullate serbe në Shkodër, duke paralajmëruar protesta kundër kësaj nisme.

Në një reagim publik, Koçeku deklaroi se kjo çështje nuk do të kalojë lehtë dhe se qytetarët e Shkodrës pritet të protestojnë të dielën kundër hapjes së konsullatës.

Your browser does not support the video tag.

Ajo kritikoi institucionet shqiptare, duke thënë se deri më tani kanë dhënë vetëm “sqarime të turbullta” për këtë çështje dhe se po përpiqen ta shmangin debatin.

“Flitet për parime diplomacie, marrëdhënie bilaterale e përfitime ekonomike, por harrohet më e rëndësishmja: realiteti i një populli të masakruar”, u shpreh Koçeku.

Kosullata serbe në Shkodër ndez debat, Ferit Hoxha: Prioriteti ynë, Lugina e Preshevës

Në reagimin e saj, ajo lidhi çështjen e konsullatës me zhvillimet e fundit në Kosovë, duke përmendur gërmimet në Zubin Potok për gjetjen e trupave të viktimave të luftës. Sipas saj, dyshohet për një varrezë masive me 23 intelektualë të vrarë nga forcat serbe, ndërsa deri tani janë gjetur trupat e gjashtë personave.

Koçeku përmendi gjithashtu edhe një aksion të fundit në veri të Kosovës, ku sipas saj u gjet armatim dhe u arrestua një person që kishte qenë pjesëtar i Armatës Jugosllave.

“Ndërkohë që po ndodhin të gjitha këto, shteti shqiptar flet për hapjen e konsullatës serbe në Shkodër. Po çfarë konsullate, more?!”, shkroi ajo.

Debati për hapjen e një përfaqësie konsullore serbe në Shkodër ka shkaktuar reagime të ndryshme, ndërsa autoritetet shqiptare kanë deklaruar se çështja lidhet me marrëdhëniet diplomatike dhe procedurat përkatëse. /Telegrafi/

You Might Also Like

Shkurte Gashi nis pushimet e verës, publikon foto me familjen e saj
Dënohet me gjashtë muaj burgim i akuzuari për kanosje ndaj Kurtit
Islami: Reagimi i Petkoviqit pjesë e luftës hibride për kontrollin e narrativës
Arrestohet një person, dyshohet për dhunë në familje
Deputetët rikthehen në punë më 2 shtator

LEXO GJITHASHTU

Humbja e dhjetëra milionë eurove nga BE, Hamiti: Kosova po e paguan shtrenjtë pushtetin e Albin Kurtit
Humbja e dhjetëra milionë eurove nga BE, Hamiti: Kosova po e paguan shtrenjtë pushtetin e Albin Kurtit
Lajme
I gjetën substanca narkotike në Brezovicë, një muaj paraburgim për të pandehurin N.B.
I gjetën substanca narkotike në Brezovicë, një muaj paraburgim për të pandehurin N.B.
Lajme
Vrasja e turistit portugez në Ksamil, miqtë e 20-vjeçarit : Sokrat Vata po ngacmonte një vajzë, Luisi ndërhyri për të qetësuar situatën
Vrasja e turistit portugez në Ksamil, miqtë e 20-vjeçarit : Sokrat Vata po ngacmonte një vajzë, Luisi ndërhyri për të qetësuar situatën
Lajme
Çitaku për Thaçin: Sot në burg, nesër në liri, President
Çitaku për Thaçin: Sot në burg, nesër në liri, President
Lajme
Vrasja e turistit portugez në Ksamil, miqtë e 20-vjeçarit : Sokrat Vata po ngacmonte një vajzë, LuisU ndërhyri për të qetësuar situatën
Vrasja e turistit portugez në Ksamil, miqtë e 20-vjeçarit : Sokrat Vata po ngacmonte një vajzë, LuisU ndërhyri për të qetësuar situatën
Lajme

You Might Also Like

Vetëdorëzohen në Polici dy të dyshuar për tentim vrasje në Mitrovicë
TOP Momenti

Vetëdorëzohen në Polici dy të dyshuar për tentim vrasje në Mitrovicë

August 21, 2026
Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?
TOP Momenti

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

August 21, 2026
Dy persona arrestohen në Lipjan, dyshohet se kanë gjuajtur me armë gjatë një ahengu
TOP Momenti

Dy persona arrestohen në Lipjan, dyshohet se kanë gjuajtur me armë gjatë një ahengu

August 21, 2026
Plagoset një grua nga plumbi qorr në Lipjan, dërgohet në QKUK
TOP Momenti

Plagoset një grua nga plumbi qorr në Lipjan, dërgohet në QKUK

August 21, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?