By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Aktakuzë ndaj pronarit të një kompanie në Prizren për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Aktakuzë ndaj pronarit të një kompanie në Prizren për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik
Lajme

Aktakuzë ndaj pronarit të një kompanie në Prizren për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik

Momenti
Published: September 30, 2026

Prokuroria Themelore në Prizren, ka njoftuar se, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Xh.K., në cilësinë e personit përgjegjës të personit juridik “E.I.” SH.P.K., si dhe ndaj personit juridik “E.I.” SH.P.K., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.

Në njoftim shtohet se, sipas aktakuzës, i dyshuari Xh.K., në cilësinë e pronarit dhe personit përgjegjës të kompanisë “E.I.” SH.P.K., me dashje ka shkelur procedurat dhe rregullat e prokurimit publik, si dhe nuk ka zbatuar detyrimet e përcaktuara me kontratën për “Rregullimin e nxemjes qendrore në sallën e baletit në SHM “Lorenc Antoni”.

‘’ Po ashtu, sipas aktakuzës personi juridik “E.I.” SH.P.K., ka shkelur rregullat e prokurimit publik dhe nuk ka zbatuar detyrimet e kontratës, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore’’, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Komunikata:

Aktakuzë për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik

Prizren, 30 Shtator 2026 – Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Xh.K., në cilësinë e personit përgjegjës të personit juridik “E.I.” SH.P.K., si dhe ndaj personit juridik “E.I.” SH.P.K., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”, nga neni 415 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, më 10 dhjetor 2022, në Prizren, i pandehuri Xh.K., në cilësinë e pronarit dhe personit përgjegjës të kompanisë “E.I.” SH.P.K., me dashje ka shkelur procedurat dhe rregullat e prokurimit publik, si dhe nuk ka zbatuar detyrimet e përcaktuara me kontratën për “Rregullimin e nxemjes qendrore në sallën e baletit në SHM “Lorenc Antoni”.

I pandehuri Xh.K., ka përdorur materiale për ngrohjen qendrore në kundërshtim me detyrimet e përcaktuara në kontratë, duke vendosur gypa të galvanizuar dhe të çelikut të zi, të materialit “inox”, në vend të vendosjes së gypave të bakrit, të cilët nuk janë në përputhje me paramasat dhe parallogaritë për kryerjen e punimeve të ngrohjes qendrore, si dhe me specifikimet për furnizimin dhe montimin e pjesëve dhe pajisjeve si në kontratë, me qëllim të përfitimit për vete, duke i shkaktuar dëm material Komunës së Prizrenit.

Po ashtu, sipas aktakuzës personi juridik “E.I.” SH.P.K., ka shkelur rregullat e prokurimit publik dhe nuk ka zbatuar detyrimet e kontratës, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit e vlerësimit të provave, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

The post Aktakuzë ndaj pronarit të një kompanie në Prizren për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Votimi i nënkryetarëve veç e veç “legal”, por Kushtetuesja hesht që votat nuk iu dhanë herën e parë Çitakut
Gërvallës i kalon ligji për Byronë dhe pesë të tjerë në komision parlamentar: Punë kolosale
E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim
Gërvalla: Komisioni për Legjislacion miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe pesë të tjerët, jam e bindur edhe për mbështetjen në Kuvend
Sanchez: Nuk ka prova se Maroku planifikoi dyndjen e emigrantëve drejt Ceutës

LEXO GJITHASHTU

Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
Gjorgjievski: Mbi 80 mijë euro gjoba për mbeturinat në Shkup
TOP Momenti
“Liria Ka Emër” fton qytetarët në protestën e 1 tetorit, organizohet transport nga komunat
“Liria Ka Emër” fton qytetarët në protestën e 1 tetorit, organizohet transport nga komunat
TOP Momenti
Komisioni i jep dritën jeshile Byrosë dhe Reformës në Drejtësi, Gërvalla: Hap i rëndësishëm
Komisioni i jep dritën jeshile Byrosë dhe Reformës në Drejtësi, Gërvalla: Hap i rëndësishëm
TOP Momenti
OBSH ngre alarmin për kolerën: Më pak raste, por 30% më shumë vdekje që nga ’99
OBSH ngre alarmin për kolerën: Më pak raste, por 30% më shumë vdekje që nga ’99
Lajme
Faza e Apelit për Thaçin dhe të tjerët, Picard caktohet kryetare e trupit gjykues
Faza e Apelit për Thaçin dhe të tjerët, Picard caktohet kryetare e trupit gjykues
TOP Momenti

You Might Also Like

I akuzuari për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit deklaron se postimet i ka bërë që të solidarizohet me popullin e Sirisë
Lajme

I akuzuari për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit deklaron se postimet i ka bërë që të solidarizohet me popullin e Sirisë

September 30, 2026
Komuna e Ferizajt miraton buxhetin mbi 56 milionë euro për 2027, mbi 15 milionë euro për investime kapitale – LDK dhe VV lëshojnë sallën
Lajme

Komuna e Ferizajt miraton buxhetin mbi 56 milionë euro për 2027, mbi 15 milionë euro për investime kapitale – LDK dhe VV lëshojnë sallën

September 30, 2026
Kuvendi i Gjakovës i jep dritën jeshile buxhetit prej 43.7 milionë eurosh
Lajme

Kuvendi i Gjakovës i jep dritën jeshile buxhetit prej 43.7 milionë eurosh

September 30, 2026
Kryeministri bullgar kërkon dialog evropian me Rusinë për të shmangur një sulm bërthamor
Lajme

Kryeministri bullgar kërkon dialog evropian me Rusinë për të shmangur një sulm bërthamor

September 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?