By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ZKA gjen shkelje në kontratën për mirëmbajtjen e autoudhëve, përmenden konflikti i interesit, konkurrenca e kufizuar…
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
ZKA gjen shkelje në kontratën për mirëmbajtjen e autoudhëve, përmenden konflikti i interesit, konkurrenca e kufizuar…
Lajme

ZKA gjen shkelje në kontratën për mirëmbajtjen e autoudhëve, përmenden konflikti i interesit, konkurrenca e kufizuar…

Momenti
Published: August 21, 2026

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit nuk ka realizuar mirëmbajtjen e autoudhëve plotësisht në përputhje me parimet e prokurimit publik, tha sot Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA).

Kjo zyrë ka publikuar raportin e auditimit të performancës “Zbatimi i procedurave të prokurimit për mirëmbajtjen rutinore dhe dimërore të Autoudhëve A7 dhe A6 të Republikës së Kosovës për vitet 2025–2028”.

Your browser does not support the video tag.

“Rezultatet e auditimit tregojnë se Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit nuk kishte arritur të siguronte që procesi i prokurimit të realizohej plotësisht në përputhje me parimet e ekonomisë, efikasitetit, trajtimit të barabartë dhe jodiskriminimit”.

ZKA tha:

Aktiviteti i prokurimit me vlerë të parashikuar prej 15.9 milionë euro për 36 muaj, ishte iniciuar vetëm 36 ditë para skadimit të kontratave ekzistuese, prandaj afati për dorëzimin e ofertave ishte shkurtuar nga 40 në 21 ditë.

Megjithatë, ky përshpejtim nuk kishte arritur rezultatin e synuar, pasi hapja e ofertave ishte shtyrë pesë herë dhe procedura ishte zgjatur për rreth pesë muaj për shkak të kërkesave për rishqyrtim, ankesës në Organin Shqyrtues të Prokurimit dhe korrigjimeve në dosjen e tenderit.

Për shkak se procedura e hapur nuk ishte përmbyllur para fillimit të sezonit dimëror, Ministria kishte përdorur procedura të negociuara për të siguruar vazhdimësinë e mirëmbajtjes së autoudhëve. Përmes katër kontratave gjashtëmujore të negociuara, deri në korrik 2026 ishin paguar rreth 2.8 milionë euro. Përdorimi i këtyre procedurave kishte kufizuar konkurrencën dhe kishte ofruar më pak transparencë krahasuar me procedurën e hapur.

Procesi i auditimit ka evidentuar mangësi edhe në vlerësimin e ofertave, ku Komisioni i Vlerësimit në disa raste nuk kishte kërkuar sqarimet e nevojshme lidhur me disa paqartësi teknike, formale ose metodologjike, sqarimi i së cilave nuk do ta ndryshonte përmbajtjen substanciale të ofertës. Kjo kishte rritur rrezikun që procesi i vlerësimit të mos siguronte trajtim plotësisht të barabartë të operatorëve ekonomikë.

Gjithashtu auditimi ka konstatuar se Ministria nuk kishte analizuar të gjitha kombinimet e mundshme të ofertave të përgjegjshme për katër llotet. Kombinimi alternativ i identifikuar nga auditimi do të kishte rezultuar me një çmim të përgjithshëm për njësi rreth 15% më të ulët sesa kombinimi i kontraktuar. Si pasojë, Ministria nuk kishte arritur të siguronte kombinimin më ekonomik të ofertave dhe kishte humbur mundësinë për realizimin e më shumë shërbimeve brenda buxhetit të përcaktuar.

Dallime të theksuara janë evidentuar edhe ndërmjet çmimeve të ofertuara dhe çmimeve referente të Ministrisë. Në Llotin  e tretë, 77 nga 113 pozicione, apo 68% e tyre, ishin ofertuar me çmime mbi 90% më të ulëta se çmimet referente. Në disa raste, pozicione të përllogaritura nga Ministria me 180 apo 240 euro ishin ofertuar me vetëm 0.10 euro për njësi. Për këto devijime nuk ishte kryer analizë e dokumentuar dhe nuk ishin kërkuar sqarime të mjaftueshme nga operatorët ekonomikë, duke rritur rrezikun për vështirësi gjatë zbatimit dhe menaxhimit të kontratave.

Në aspektin e integritetit të procesit, auditimi ka identifikuar rrethana që potencialisht mund të paraqisnin konflikt interesi meqë kryesuesi i Komisionit të Vlerësimit kishte pasur angazhim profesional të mëhershëm me operatorin ekonomik që ishte shpallur fitues në njërin prej lloteve. Ministria nuk kishte bërë vlerësimin apo trajtimin e këtyre rrethanave dhe rasti nuk ishte referuar tek autoriteti kompetent, duke krijuar pasiguri lidhur me paanshmërinë dhe besueshmërinë e procesit të vlerësimit.

Lidhur me këtë auditim, Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, theksoi se planifikimi në kohë i procedurave, përcaktimi i kritereve të qarta dhe vlerësimi i dokumentuar i ofertave janë të domosdoshme për të siguruar konkurrencë të drejtë dhe vlerë më të mirë për paranë publike.

Spanca tha se Ministria duhet të forcojë kontrollet në të gjitha fazat e prokurimit, veçanërisht në analizimin e çmimeve, përzgjedhjen e kombinimit më ekonomik të ofertave si dhe parandalimin dhe menaxhimin e rrethanave që mund të krijojnë konflikt interesi.

Me qëllim të përmirësimit të procesit të prokurimit dhe përdorimit më efikas të fondeve publike, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka dhënë shtatë rekomandime për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit.

Raportin e plotë të auditimit të performancës “Zbatimi i procedurave të prokurimit për mirëmbajtjen rutinore dhe dimërore të Autoudhëve A7 dhe A6 të Republikës së Kosovës për vitet 2025–2028” e gjeni këtu.

*Fotografia në lajm ilustruese

The post ZKA gjen shkelje në kontratën për mirëmbajtjen e autoudhëve, përmenden konflikti i interesit, konkurrenca e kufizuar… appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Ngërçi i planit të paqes në Gaza, Trump i zoton edhe 200 milionë – priten automjete të blinduara për ushtarët nga Kosova e Shqipëria
I dyshuari për vrasjen e portugezit arrin në gjykatë, familjarët: Sokrat, jemi këtu o shpirt
Mijëra euro e franga të fshehura, Dogana parandalon futjen e tyre në Kosovë
Irani paralajmëron SHBA-në: Përgjigjja ndaj kërcënimeve të reja do të jetë shkatërruese
Rusia shpall në kërkim gazetarin gjerman pas pyetjes drejtuar Zelenskyt për humbjet e ushtrisë ruse

LEXO GJITHASHTU

Tahiri, PDK: Vdekja e punëtorëve të KEK-ut në vendin e punës, dështim institucional
Tahiri, PDK: Vdekja e punëtorëve të KEK-ut në vendin e punës, dështim institucional
TOP Momenti
Vazhdon përhapja e “Nilit Perëndimor”: 43 raste të konfirmuara, për herë të parë te një korb i ngordhur në Shkup
Vazhdon përhapja e “Nilit Perëndimor”: 43 raste të konfirmuara, për herë të parë te një korb i ngordhur në Shkup
TOP Momenti
Kërkohet nga Turqia për lidhje me organizatë terroriste, Apeli i Tranës lë në burg aktivisten me azil në Francë
Kërkohet nga Turqia për lidhje me organizatë terroriste, Apeli i Tranës lë në burg aktivisten me azil në Francë
TOP Momenti
Ekstradohet nga Kosova për në Shqipëri i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
Ekstradohet nga Kosova për në Shqipëri i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
TOP Momenti
U dënua me 6 muaj burg për kërcënim të Kurtit, Gjykata thotë se K.XH. duhet “t’i kompensojë viktimat  me 100 euro”
U dënua me 6 muaj burg për kërcënim të Kurtit, Gjykata thotë se K.XH. duhet “t’i kompensojë viktimat  me 100 euro”
Lajme

You Might Also Like

Ekstradohet nga Kosova në Shqipëri një person i kërkuar me letër-rreshtim ndërkombëtar
Lajme

Ekstradohet nga Kosova në Shqipëri një person i kërkuar me letër-rreshtim ndërkombëtar

August 21, 2026
IKSHPK dhe KRU “Prishtina” koordinojnë monitorimin e cilësisë së ujit të pijshëm
Lajme

IKSHPK dhe KRU “Prishtina” koordinojnë monitorimin e cilësisë së ujit të pijshëm

August 21, 2026
Abdullahu, Kurtit dhe VV-së: Me propagandë mbuluat dështimet, të vërtetës nuk i ikni
Lajme

Abdullahu, Kurtit dhe VV-së: Me propagandë mbuluat dështimet, të vërtetës nuk i ikni

August 21, 2026
BBC ngre alarmin për borxhin amerikan: Ekonomia po hyn në zonën e dritës së verdhë
Lajme

BBC ngre alarmin për borxhin amerikan: Ekonomia po hyn në zonën e dritës së verdhë

August 21, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?