By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Meta heq reklamat në Facebook që glorifikonin kriminelin e luftës Ratko Mlladiq
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Meta heq reklamat në Facebook që glorifikonin kriminelin e luftës Ratko Mlladiq
Lajme

Meta heq reklamat në Facebook që glorifikonin kriminelin e luftës Ratko Mlladiq

Momenti
Published: September 3, 2026

Kompania Meta ka hequr reklamat e paguara në Facebook dhe Instagram që përdornin imazhin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq, nga shitja e bluzave me portretin e tij deri te përmbajtjet që e paraqisnin në mënyrë lavdëruese.

“Ekipet tona kompetente shqyrtuan reklamat dhe hoqën ato që shkelnin rregullat tona”, deklaroi Meta në përgjigje të pyetjeve të “Detektor”, shkruan Vijesti

Your browser does not support the video tag.

Mes përmbajtjeve të paguara të identifikuara nga “Detektor” ishte një reklamë e faqes “Vožd”, e publikuar më 31 gusht, e cila promovonte drejtpërdrejt një bluzë me imazhin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq.

Një tjetër reklamë, e publikuar nga faqja “Povest Srba”, paraqiste biografinë e Mlladiqit përmes një rrëfimi të fokusuar te tragjeditë e tij personale, përfshirë vdekjen e vajzës së tij, ndërsa ai përshkruhej si “gjeneral”. Një qasje e tillë e zhvendoste vëmendjen nga fakti se Ratko Mlladiq u dënua përfundimisht për gjenocid dhe krime të tjera lufte.

Ndër reklamat që u shfaqën në Facebook dhe Instagram ishte edhe ajo e faqes “Otacastvo”, e cila përdorte imazhin e Mlladiqit për të shitur bluza. Kjo faqe i hoqi reklamat pas pyetjeve të “Detektor”.

Nga “Otacastvo” thanë se ofrojnë rreth 30 motive të ndryshme dhe se bluzat me imazhin e Mlladiqit janë vetëm një prej tyre.

“Një bluzë është një veshje që njerëzit zgjedhin sipas shijes së tyre. Nuk është një mesazh që u dërgohet klientëve dhe nuk po nënçmohet ndonjë viktimë”, deklaruan nga kjo faqe.

Reklama të ngjashme me përmbajtje që glorifikon ose relativizon figurën e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq janë shfaqur edhe më herët.

Në nëntor të vitit 2021, faqja “Crvena Pravda” kishte publikuar një reklamë në të cilën vihej në pikëpyetje pranimi i vendimeve të Tribunalit të Hagës.

Në përgjigje të “Detektor”, nga “Crvena Pravda” deklaruan se nuk e njohin Tribunalin e Hagës, duke e cilësuar atë si institucion politik. Megjithatë, ata thanë se nuk e vënë në dyshim përgjegjësinë e Mlladiqit për krimet e mundshme të kryera gjatë kohës kur ai ishte komandant i Ushtrisë së Republikës Srpska, nëse kjo përcaktohet nga një gjykatë e paanshme vendase.

Reklama ishte aktive nga 13 deri më 15 nëntor 2021 dhe gjatë kësaj periudhe mori mes 10 mijë dhe 15 mijë shikime.

Ratko Mlladiq, ish-komandant i Shtabit Kryesor të Ushtrisë së Republikës Srpska, u dënua me burgim të përjetshëm. Vendimi përfundimtar e shpalli fajtor për gjenocid në Srebrenicë, persekutim të boshnjakëve dhe kroatëve, terrorizimin e civilëve të Sarajevës dhe marrjen peng të pjesëtarëve të UNPROFOR-it.

Mlladiq vdiq më 27 gusht në paraburgim në Hagë.

The post Meta heq reklamat në Facebook që glorifikonin kriminelin e luftës Ratko Mlladiq appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Rama paralajmëron hapjen e katër universiteteve të reja në Shqipëri
Sëmundjet malinje, rritje për 3.6% mes 2024-2025, për tetë muaj rreth 1500 raste
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime për marrëveshje sigurie në tetor
Bisedimet trepalëshe SHBA-Rusi-Ukrainë mund të zhvillohen në tetor
Konstituimi i Kuvendit dhe votimi i Qeverisë, PDK-ja nesër i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

LEXO GJITHASHTU

Profilet e rreme, Kosova treg atraktiv për sulmuesit
Profilet e rreme, Kosova treg atraktiv për sulmuesit
TOP Momenti
Policia reagon ndaj raportimeve se “Kosova blindohet”: Janë procedura të rregullta policore
Policia reagon ndaj raportimeve se “Kosova blindohet”: Janë procedura të rregullta policore
TOP Momenti
Çitaku: Kurti ngre dorën e gishtat si një fëmijë i llastuar, pa asnjë fije përgjegjësie politike
Çitaku: Kurti ngre dorën e gishtat si një fëmijë i llastuar, pa asnjë fije përgjegjësie politike
TOP Momenti
Prishtina vazhdon në perfeksion, pesë ndeshje, pesë fitore
Prishtina vazhdon në perfeksion, pesë ndeshje, pesë fitore
TOP Momenti
Derbi i Anamoravës mbyllet pa gola
Derbi i Anamoravës mbyllet pa gola
TOP Momenti

You Might Also Like

Policia sqaron masat e sigurisë për vendimin në Hagë: Planet policore janë procedura të rregullta
Lajme

Policia sqaron masat e sigurisë për vendimin në Hagë: Planet policore janë procedura të rregullta

September 14, 2026
Bien temperaturat, parashikimi i motit për javën e ardhshme
Lajme

Bien temperaturat, parashikimi i motit për javën e ardhshme

September 14, 2026
Treni ku ishte Boris Johnson dhe ish-shefi i CIA-s mund të ketë qenë objektiv i sulmit rus
Lajme

Treni ku ishte Boris Johnson dhe ish-shefi i CIA-s mund të ketë qenë objektiv i sulmit rus

September 14, 2026
Vdes një 49-vjeçar nga Rahoveci pas aksidentit në Shirokë të Suharekës, policia jep detaje
Lajme

Vdes një 49-vjeçar nga Rahoveci pas aksidentit në Shirokë të Suharekës, policia jep detaje

September 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?