Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Gjilan – Prishtinë, konkretisht në fshatin Slivovë, në drejtim të Prishtinës.
Sipas informacioneve të para, një veturë dyshohet se është vetaksidentuar, ndërsa nga pamjet e para vërehen dëme të konsiderueshme materiale.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar si pasojë e aksidentit.
Rrethanat e plota të ngjarjes pritet të bëhen të ditura pas hetimeve nga autoritetet, përderisa tashmë mediat lokale kanë publikuar fotografi nga vendi i ngjarjes.


![Aksident në magjistralen Gjilan – Prishtinë, makina rrokulliset në mes të rrugës [foto] Aksident në magjistralen Gjilan – Prishtinë, makina rrokulliset në mes të rrugës [foto]](https://mlu3gxyhanxv.i.optimole.com/cb:irGB.46f4/w:128/h:67/q:mauto/f:best/dpr:2/https://momenti.info/wp-content/uploads/2026/09/wp-header-logo-147.png)