By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kurti drejt fundit të afatit të tij për konstituim të Kuvendit – a do ta kryejë deri më 6 shtator?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kurti drejt fundit të afatit të tij për konstituim të Kuvendit – a do ta kryejë deri më 6 shtator?
Lajme

Kurti drejt fundit të afatit të tij për konstituim të Kuvendit – a do ta kryejë deri më 6 shtator?

Momenti
Published: September 3, 2026

Albin Kurti tha se do të vazhdojë tutje bashkë me nëntë deputetë të minoriteteve. Ai tha se në LVV janë ende optimistë për zgjedhjen e Bekim Sejdiut President, pavarësisht që gjashtë deputetë të LDK-së kundërshtuan marrëveshjen e tij me Lumir Abdixhikun. Paralajmëroi një tjetër mbledhje në partinë e tij dhe tha “ta shohim tash se çfarë mund të bëjmë ditëve në vijim”. Seanca konstituive e Kuvendit nuk ka vazhduar tash e gati një muaj prej kur nisi. Kryeministri në detyrë ka refuzuar ta propozonte kandidatin për kryeparlamentar, siç kërkohet me Kushtetutë, pasi e konsideronte të padobishme që të konstituohet Kuvendi pa një marrëveshje paraprake për Presidentin, për zgjedhjen e të cilit është përcaktuar një afat kushtetues 60 ditor, i cili fillon të rrjedhë vetëm pasi të konstituohet Kuvendi. Deputetja e LVV-së Donika Gërvalla e ka përmendur 6 shtatorin si afat të fundit për konstituim pasi, sipas saj, numërimi fillon nga mbajtja e seancës së parë

Gazeta Express

Your browser does not support the video tag.

Për kryeministrin në detyrë, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, marrëveshja që ai e arriti në fillim të javës me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku për emrin e një kandidati të përbashkët për President të ardhshëm të vendit, është ende e vlefshme.

Kurti thotë sot se marrëveshja e tij me Abdixhikun për emrin e Bekim Sejdiut për President është “sukses i madh” dhe qëndron ende, pavarësisht se gjashtë deputetë të LDK-së të martën dolën kundër saj.

Ai përmendi vetëm një “shans” për shmangien e zgjedhjeve të reja, që mund të jenë të katërtat në më pak se dy vjet: votimin e Bekim Sejdiut për President.

“Marrëveshja politike që kemi arritur ka marrë një goditje të rëndë, mirëpo nuk është zhvlerësuar. Është sukses i madh i dy subjekteve tona politike dhe ata që e duan stabilitetin institucional, evitimin e zgjedhjeve, forcimin e shtetit, e kanë shansin – e kjo është emri i përveçëm që ka dalë nga marrëveshja politike, përkatësisht profesor Bekim Sejdiu”, tha ai.

Kurti dje pati një tjetër takim me Abdixhikun, pas të cilit kreu i LDK-së tha se kishte frikë se zhvillimet në partinë e tij po ia pamundësojnë vendit daljen nga kriza politike dhe institucionale.

Pas bisedimeve me Abdixhikun, Kurti u takua me nëntë deputetë nga komunitetet joshumicë, me të cilët tha se “do të vazhdojmë të ecim tutje bashkë”.

“Ata ndajnë keqardhjen me të gjithë neve që kjo nuk po mund të realizohet për shkak se gjashtë deputetë nga LDK-ja nuk e respektojnë këtë marrëveshje, ndonëse dakordimi ka qenë që të negociohet me vullnet të mirë dhe të përpiqen palët që të arrijnë marrëveshje, gjë që e kemi bërë”, tha ai.

“Unë i falënderova për kontributin që japin, për angazhimin që bëjnë dhe do të vazhdojmë të ecim tutje bashkë… duke u përpjekur që t’i evitojmë zgjedhjet e reja, tash që kemi marrëveshje”, tha Kurti.

Kreu i LVV-së theksoi kundërshtimin e gjashtë deputetëve të LDK-së, dhe përmendi se për Bekim Sejdiun tashmë kanë 74 vota.

“Ta keni parasysh që dje pasdite ndodhi një zhvillim negativ, por kemi pasur progres dhe në këtë legjislaturë jemi më mirë sesa në të kaluarën sa i përket numrit të votave për President. Doktoresha Feride Rushiti i ka pasur 64, tash profesor Bekim Sejdiu i ka 74”, tha ai.

Kurti tha pas takimit me deputetë minoritarë se do të shkonte “edhe në konsultime të brendshme me Kryesinë e Vetëvendosjes”, ku tha se do të shohin “se cilat janë mundësitë që të ecim përpara”.

“Ne vazhdojmë të jemi optimistë, ndonëse situata është më e vështirë se përpara”, tha ai.
I pyetur nëse në takimin e tij me Abdixhikun pati ndonjë propozim konkret për “rrugën përpara”, Kurti tha: “Propozimi konkret është profesor Bekim Sejdiu. Jemi marrë vesh, kemi pasur autorizimet për të negociuar. Negociatat kanë rezultuar shyqyr me marrëveshje dhe duket se dikush e ka pasur shumë më shumë problem kur kemi arritur marrëveshje sesa në kohën kur nuk e kishim arritur atë”.

“Ta shohim tash se çfarë mund të bëjmë ditëve në vijim”, tha ai.

Abdixhiku të martën e shpalli të pazgjidhshme çështjen e zgjedhjes së Presidentit pasi gjashtë deputetë të LDK-së kundërshtuan kandidaturën e Sejdiut. “Kemi dështuar”, tha ai, duke përmendur zgjedhjet e reja, për të cilat fajin tha se do ta kenë këta bashkëpartiakë të tij.

Diskutime të reja për ta gjetur një emër tjetër për President tha se “nuk ka më” dhe “nuk duhet të ketë”, dhe ka paralajmëruar se “deri në momentin e fundit do të bëjmë përpjekje për votë” për Sejdiun.

Zgjedhja e Presidentit bëhet me dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit. Nëse asnjëri kandidat nuk e merr shumicën prej 80 votash në dy votimet e para, Kushtetuta parasheh organizimin e një votimi të tretë në mes të dy kandidatëve të cilët kanë marrë numrin më të lartë të votave në votimin e dytë dhe kandidati që merr të paktën 61 vota zgjidhet President.

LVV-ja i ka 53 deputetë, ndërsa LDK-ja 18. Me 11 deputetët e minoriteteve, pa përfshirë ata të Listës Serbe, do të ishin bërë 82 deputetë, mjaftueshëm për zgjedhjen e Presidentit. Por pa gjashtë deputetët e LDK-së që dolën kundër, numri bie në 76. Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ashtu si deputeti goran, Adem Hoxha – siç është dëshmuar edhe më herët – mund të jenë gjithashtu problem jo lehtë i zgjidhshëm në kalkulimet për zgjedhjen e Bekim Sejdiut President dhe do ta zbrisnin më tej numrin e deputetëve në 74 – siç përmendi edhe Kurti.

Me kërkesë të Kurtit, seanca konstituive e Kuvendit që nisi më 6 gusht u ndërpre dy herë radhazi. Ai nuk e propozoi kandidatin për kryeparlamentar, siç kërkohet me Kushtetutë, pasi e konsideronte të padobishme që të zgjidhet kryeparlamentari dhe nënkryetarët pa një marrëveshje paraprake për zgjedhjen e Presidentit.

Sipas një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese, më 7 gusht në mesnatë ka përfunduar afati për konstituimin e Kuvendit. Megjithatë, kryesuesi i seancës, Avni Dehari – deputeti më i vjetër i Kuvendit që vjen nga LVV-ja – e caktoi për 8 gusht vazhdimin e seancës konstituive, e cila u ndërpre nga ai në po të njëjtën mënyrë si ditën kur nisi dhe nuk vazhdoi më.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla gjatë një ballafaqimi në Kuvend me opozitën ka deklaruar se, sipas interpretimit të saj, 30 ditët duhet të llogariten nga momenti i thirrjes së seancës konstituive deri në përfundimin e procesit të konstituimit të Kuvendit.

“30 ditë kemi nga momenti kur është thirr seanca konstituive. Brenda këtyre 30 ditëve shumë, shpresoj që do ta gjejmë një zgjidhje. Sepse në fund të fundit e kemi obligim. Interpretimi i ynë është që nga thirrja e seancës deri në konstituim të Kuvendit janë 30 ditë… kështu që deri më 6 shtator”, ka deklaruar Gërvalla.

LVV-ja ka insistuar se seanca konstituive nuk do të vazhdonte pa një marrëveshje paraprake për Presidentin, për zgjedhjen e të cilit është përcaktuar një afat kushtetues 60 ditor, i cili fillon të rrjedhë vetëm pasi të konstituohet Kuvendi.

The post Kurti drejt fundit të afatit të tij për konstituim të Kuvendit – a do ta kryejë deri më 6 shtator? appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Nagavci pret pjesëmarrjen e PDK-së dhe LDK-së në seancë: Të mundësojnë funksionalizimin e Kuvendit
PDK njofton me shkrim për pezullimin e kandidaturës së Çitakut derisa të deklarohet Kushtetuesja (Dokument)
PDK: Nuk marrim pjesë në seanca, pas shkeljes së afateve dhe bllokimit të Kuvendit nga VV – fjalën duhet ta thotë Kushtetuesja
Gjini thotë se VV po i do zgjedhjet me 27 dhjetor: S’kanë problem as me Çitakun, as me Shalën as me “popullin serb”
Seanca konstituive, Çitaku thotë se PDK s’merr pjesë derisa Gjykata të japë sqarimet

LEXO GJITHASHTU

LVV ndryshoi qëndrim për Çitakun e Shalën, Kryeziu-Hyseni tregon arsyen
LVV ndryshoi qëndrim për Çitakun e Shalën, Kryeziu-Hyseni tregon arsyen
TOP Momenti
PDK del me sqarim: Nuk do të marrim pjesë në seancat e Kuvendit, fjalën tani duhet ta thotë Kushtetuesja
PDK del me sqarim: Nuk do të marrim pjesë në seancat e Kuvendit, fjalën tani duhet ta thotë Kushtetuesja
TOP Momenti
Gjini: 27 dhjetori u arrit si afat, tani le të shihet kush i frikësohet zgjedhjeve
Gjini: 27 dhjetori u arrit si afat, tani le të shihet kush i frikësohet zgjedhjeve
TOP Momenti
Vazhdimi i seancës konstituive, Lumir Abdixhiku arrin në Kuvend
Vazhdimi i seancës konstituive, Lumir Abdixhiku arrin në Kuvend
Lajme
PDK bojkoton seancën e sotme, do ti drejtohet Kushtetueses
PDK bojkoton seancën e sotme, do ti drejtohet Kushtetueses
TOP Momenti

You Might Also Like

Të shtëna me armë zjarri në dyert e një shtëpie në Livoç të Ulët
Lajme

Të shtëna me armë zjarri në dyert e një shtëpie në Livoç të Ulët

September 13, 2026
Murati: Kurti po e shfrytëzon zgjedhjen e presidentit për ta përçarë dhe dobësuar LDK-në
Lajme

Murati: Kurti po e shfrytëzon zgjedhjen e presidentit për ta përçarë dhe dobësuar LDK-në

September 13, 2026
Një person i vdekur në Ferizaj, policia: Në trupin e viktimës dyshohet se kishte shenja të dhunës
Lajme

Një person i vdekur në Ferizaj, policia: Në trupin e viktimës dyshohet se kishte shenja të dhunës

September 13, 2026
Jasharaj: Ditët më të këqija i kaluam me Nagavcin, me Çekun dialogu ka nisur
Lajme

Jasharaj: Ditët më të këqija i kaluam me Nagavcin, me Çekun dialogu ka nisur

September 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?