By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Dimitrieska-Koçoska: Rritja prej 4.3% konfirmon trendin pozitiv dhe përforcimin e ekonomisë së Maqedonisë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Dimitrieska-Koçoska: Rritja prej 4.3% konfirmon trendin pozitiv dhe përforcimin e ekonomisë së Maqedonisë
TOP Momenti

Dimitrieska-Koçoska: Rritja prej 4.3% konfirmon trendin pozitiv dhe përforcimin e ekonomisë së Maqedonisë

Momenti
Published: September 3, 2026

“Ekonomia e Maqedonisë në tremujorin e dytë të vitit 2026, realizoi rritje reale prej 4.3%, që është përshpejtim krahasuar me rritjen prej 3.1% në tremujorin e parë të këtij viti dhe është ndër normat më të larta të rritjes tremujore për periudhën prej dy viteve e gjysmë”, tha Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, në konferencën e sotme për shtyp, ku prezantoi të dhënat e fundit të PBB-së, të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave.

“Nëse e shikojmë të gjithë ecurinë, nga rritja prej 1.6% në tremujorin e parë të vitit 2024, sot jemi në 4.3%. Ajo që është edhe më e rëndësishme në të dhjetë tremujorët radhazi, në këtë periudhë ekonomia ka regjistruar rritje pozitive dhe në pjesën më të madhe të periudhës, normat ishin rreth dhe mbi 3%. Ky është thelbi i këtyre të dhënave. Nuk flasim për rritje në një tremujor të izoluar, por për vazhdimësi të rritjes ekonomike”, theksoi ministrja Dimitrieska-Koçoska.

Your browser does not support the video tag.

Ajo theksoi se dinamika pozitive është e dukshme edhe përmes krahasimit të dy gjysmëvjetorëve të vitit 2024. Në gjysmëvjetorin e parë të vitit 2024, rritja ekonomike ishte 2.3%, ndërsa në gjysmëvjetorin e dytë, ajo u përshpejtua në 3.6%. Në vitin 2025, ekonomia arriti rritje reale prej 3.5%, kurse trendi pozitiv vazhdoi edhe në vitin 2026.

Sipas ministres, veçanërisht e rëndësishme është se rritja në tremujorin e dytë ka bazë të gjerë dhe përkrahet nga disa segmente të ekonomisë. Investimet bruto shënuan rritje të fuqishme reale prej 16.5%, ndërsa eksporti i mallrave dhe shërbimeve është rritur për 10.4%, pas rritjes prej 6.2% në tremujorin e parë.

Rezultate pozitive ka pasur edhe në anën e prodhimit. Ndërtimtaria shënon rritje prej 21.9%, industria e përpunimit prej 4.1%, tregtia, transporti dhe hoteleria prej 4.1%, ndërsa sektori i informacionit dhe komunikimit prej 4.3%. Konsumi final është rritur për 2.8%, ndërsa konsumi i amvisërive shënoi rritje prej 3.3%.

“Sot, rritjen prej 4.3% në bazë reale, përkatësisht prej 8.3% në bazë nominale, e realizojmë në kontekst ekonomik dukshëm më kompleks – me rritje të moderuar të ekonomisë evropiane, pasiguri të vazhdueshme në ekonominë globale dhe risqe të theksuara gjeopolitike. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për ekonomi të vogël dhe të hapur si kjo e jona, e cila është fuqishëm e ndërlidhur me tregun evropian. Ekonomia e Maqedonisë po përshpejton ritmin e rritjes, pavarësisht kushteve sfiduese në mjedisin e jashtëm”, theksoi Dimitrieska-Koçoska.

Ministrja theksoi se norma e rritjes së ekonomisë së Maqedonisë është dukshëm mbi mesataren e Bashkimit Evropian prej 1.2% dhe të eurozonës prej 1.0%, si dhe mbi normat e rritjes së një pjese të vendeve të rajonit.

Ajo theksoi se, sipas të dhënave të disponueshme për tremujorin e dytë të vitit 2026, me rritje ekonomike prej 4.3%, Maqedonia renditet ndër vendet evropiane me normat më të larta të rritjes. Norma më të larta rritjeje kanë shënuar Sllovenia me 5%, Danimarka me 4.7% dhe Malta me 4.5%.

“Njëkohësisht, rritja e ekonomisë së Maqedonisë është dukshëm mbi mesataren e Bashkimit Evropian prej 1.2% dhe të eurozonës prej 1%. Edhe në nivel rajonal, norma jonë e rritjes është ndër më të lartat – mbi atë të Serbisë prej 3.8%, Bullgarisë prej 2.5% dhe Kroacisë prej 1.7%. Ky rezultat ka një rëndësi edhe më të madhe nëse shihet në kontekstin më të gjerë ekonomik, duke pasur parasysh se rritjen prej 4.3% po e realizojmë në kushtet e rritjes së moderuar të ekonomisë evropiane dhe të mjedisit ndërkombëtar sfidues”, theksoi ministrja e Financave.

Vazhdimi i zhvillimeve pozitive, siç theksoi ajo, konfirmohet edhe nga treguesit me frekuencë të lartë. Prodhimi industrial në tremujorin e dytë shënoi rritje mesatare prej rreth 4%, kurse ndërtimet e ulëta rritje mesatare prej 53.5%. Dinamika pozitive vazhdoi edhe në muajin korrik, kur prodhimi industrial u rrit për 1.3% në nivel vjetor, kurse industria e përpunimit për 3.4%.

Paralelisht me përshpejtimin e aktivitetit ekonomik, u regjistrua edhe ngadalësim i dukshëm i inflacionit. Norma vjetore e inflacionit prej 4.8% në muajin maj u ul në 3.4% në muajin qershor dhe në 2.3% në muajin korrik, përkatësisht për 2.5 pikë përqindjeje në vetëm dy muaj.

Dimitrieska-Koçoska theksoi se politikat e Qeverisë dhe Ministrisë së Financave do të vazhdojnë të determinohen drejt krijimit të kushteve për rritje më të lartë dhe të qëndrueshme ekonomike, realizimit të projekteve kapitale, mbështetjes së sektorit privat dhe investimeve, përmirësimit të mjedisit afarist dhe menaxhimit të përgjegjshëm të financave publike.

Siç theksoi ministrja, qëllimi është që rezultatet pozitive ekonomike të reflektohen në standard më të lartë jetese për qytetarët, mundësi të shumta për kompanitë, investime të reja dhe ekonomi më të fuqishme dhe më konkurruese të Maqedonisë.

You Might Also Like

Meidani: Aktgjykimi ndaj krerëve të UÇK-së duhet të rrëzohet
Këta janë hapat që ndërmerren për apelimin e një vendimi të Gjykatës Speciale
Kostadinovski: Duhen hapa radikalë për rikthimin e besimit te drejtësia
​Jashari kërkon zhbërjen e Gjykatës Speciale: Duhet të veprojmë sa më shpejt
Prokuroria kërkon vazhdimin e massës së paraburgimit për personin i cili djegi veturën e Ambasadës bullgare në Shkup

LEXO GJITHASHTU

OVL-UÇK të enjten mbledh Këshillin Drejtues, pas vendimit të Speciales
OVL-UÇK të enjten mbledh Këshillin Drejtues, pas vendimit të Speciales
TOP Momenti
Pas Eulexit, protestuesit nisen sërish drejt Prishtinës
Pas Eulexit, protestuesit nisen sërish drejt Prishtinës
TOP Momenti
“Pranojeni vendimin, sepse ka apel”, Çitaku u përgjigjet aleatëve: Thaçin e keni krahasuar edhe me George Washingtonin
“Pranojeni vendimin, sepse ka apel”, Çitaku u përgjigjet aleatëve: Thaçin e keni krahasuar edhe me George Washingtonin
TOP Momenti
VLEN: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ësht i padrejtë dhe i papranueshëm
VLEN: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ësht i padrejtë dhe i papranueshëm
TOP Momenti
Ambasada e Kosovës në Hagë reagon pas aktgjykimit: Qytetarët të ruajnë qetësinë
Ambasada e Kosovës në Hagë reagon pas aktgjykimit: Qytetarët të ruajnë qetësinë
TOP Momenti

You Might Also Like

Serwer: Specialja kriminalizoi një lëvizje çlirimtare që amerikanët dhe evropianët e mbështetën
TOP Momenti

Serwer: Specialja kriminalizoi një lëvizje çlirimtare që amerikanët dhe evropianët e mbështetën

September 16, 2026
Nasim Haradinaj nga protesta: I ftojmë nga kryeministri deri te kryeparlamentari të vijnë e të japin përgjigje
TOP Momenti

Nasim Haradinaj nga protesta: I ftojmë nga kryeministri deri te kryeparlamentari të vijnë e të japin përgjigje

September 16, 2026
Pas thyerjes së kordonit të Policisë, Nasim Haradinaj “zbutë” protestuesit – e rikthejnë në vend
TOP Momenti

Pas thyerjes së kordonit të Policisë, Nasim Haradinaj “zbutë” protestuesit – e rikthejnë në vend

September 16, 2026
Reagon Mbretëria e Bashkuar pas vendimit të Speciales: Të mos përdoret për të nxitur tensione
TOP Momenti

Reagon Mbretëria e Bashkuar pas vendimit të Speciales: Të mos përdoret për të nxitur tensione

September 16, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?