By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Mbi 159 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teksteve shkollore
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Mbi 159 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teksteve shkollore
TOP Momenti

Mbi 159 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teksteve shkollore

Momenti
Published: August 9, 2026




Foto: Laura Hasani





Mbi 159 mijë prindër dhe kujdestarë ligjorë kanë aplikuar për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e klasave 1 deri në 9. Ministria e Arsimit thotë se aplikimi përfundon më 9 gusht dhe synon që pagesat të ekzekutohen para fillimit të vitit të ri shkollor. Ndërkohë, Këshilli i Prindërve e kundërshton modelin aktual, duke e cilësuar të pamjaftueshëm dhe me vonesa në pagesa.

Your browser does not support the video tag.


Mbi 159 mijë prindër dhe kujdestarë ligjorë kanë aplikuar deri të premten për subvencionimin e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore për nxënësit e klasave nga e para deri në të nëntën.


Ministria e Arsimit thotë se procesi është i hapur deri sot, më 9 gusht.


“Që nga 27 korriku, kur është hapur aplikimi për subvencionimin e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore për nxënësit e nivelit 1-9 për të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës, kanë aplikuar gjithsej deri sot 159 mijë prindër dhe kujdestarë ligjorë. Ministria e Arsimit u bën thirrje të gjithë prindërve dhe kujdestarëve ligjorë në Kosovë që të aplikojnë sa më parë, në mënyrë që sa më shpejt ne si Ministri t’i transferojmë të hollat, mjetet financiare për blerjen e librave dhe materialeve shkollore, në xhirollogaritë e prindërve”, deklaron Anita Kadriu, drejtore e Departamentit për Arsimin Parauniversitar.


Megjithatë, modeli aktual i subvencionimit vazhdon të kundërshtohet nga Këshilli i Prindërve të Kosovës. Sipas kryetarit të këtij këshilli, Besnik Dragusha, metodologjia e përdorur gjatë tre viteve të fundit ka sjellë vonesa në pagesa dhe nuk reflekton koston reale të teksteve, pasi çmimet ndryshojnë nga një botues te tjetri. Ai thotë se për një pjesë të familjeve subvencioni nuk ka qenë i mjaftueshëm, duke i detyruar prindërit të mbulojnë vetë një pjesë të shpenzimeve.


“Bazuar në metodologjinë që është përdorur në 3 vitet e fundit për tekstet shkollore në Kosovë, flas çfarë kam informata nga prindërit, metodologjia nuk është në rregull, është pothuajse e dështuar për disa arsye. Arsyeja e parë, subvencionimi, sidomos në vitin e fundit, është bërë shumë vonë, do të thotë, një pjesë e prindërve nuk janë subvencionuar deri në tetor, e në shtator fillon mësimi, e deri në tetor nuk ka pasur subvencionim për një pjesë të prindërve. Pastaj, subvencioni kur bëhet, bëhet me shuma fikse, duke mos ditur saktësisht për secilën familje, apo për secilin fëmijë, sa do të kushtojnë tekstet shkollore, për arsye se tekstet shkollore zgjidhen nga shkollat për secilën klasë, botuesit e teksteve shkollore për secilën klasë, kështu që çmimet variojnë varësisht nga botuesit. Duke marrë shumat e përgjithshme dhe në mënyrë lineare për klasa, për disa prindër ka raste kur nga shuma që është përcaktuar vitin e kaluar për tekste shkollore dhe për materiale të tjera shkollore, ajo shumë nuk i ka plotësuar ose me atë shumë nuk kanë mundur t’i blejnë as tekstet shkollore, për materialet shkollore nuk po flasim fare se ka qenë e pamundur. Do të thotë, ka raste kur një prindi i mbesin për materiale shkollore nga shuma e ministrisë 5 euro, e ka raste kur prindi për tekste shkollore duhet t’i shtojë 15-20 euro të tjera”, deklaron Besnik Dragusha, kryetar i Këshillit të Prindërve të Kosovës.


Ministria, ndërkaq, thotë se nuk ka asnjë argument që dëshmon se sistemi aktual ka dështuar.


“Sa i përket Këshillit të Prindërve, reagimit të Këshillit të Prindërve apo reagimeve të tjera, që të shkohet me mënyra të tjera dhe jo me subvencionim, ne deri më sot, përveç deklaratave, nuk na është ofruar ndonjë fakt pse duhet të ndryshohet kjo metodë e subvencionimit të teksteve mësimore. Përkundrazi, mund të themi plotësisht se ka shkuar shumë mirë si proces dhe po shkon mirë si proces, është më i lehtë dhe direkt shkojnë të hollat te prindi dhe prindi e pajis secilin fëmijë me tekste shkollore. Nuk ka diçka që sistemi ka ngecur që të hidhet poshtë nga Ministria e Arsimit si formë e pajisjes së nxënësve me libra. Ligji për arsimin parauniversitar e obligon Ministrinë e Arsimit që t’i sigurojë tekstet falas për secilin nxënës, pavarësisht mënyrës apo metodës së shpërndarjes së tyre, prandaj Ministria e Arsimit konsideron dhe ka konsideruar edhe në të kaluarën, edhe tani, se duhet të shkohet me mënyrën e subvencionimit të teksteve mësimore dhe materialeve shkollore si një formë më e përshtatshme, ku direkt të hollat shkojnë te prindi dhe prindi i blen të gjithë librat të cilët nxënësit i duhen për të vijuar sistemin mësimor”, thekson Anita Kadriu, drejtore e Departamentit për Arsimin Parauniversitar.


Ndërkohë, Ministria ka nisur edhe verifikimin e nxënësve përfitues. Rreth 1 mijë e 300 koordinatorë në të gjitha shkollat e Kosovës do të konfirmojnë listat e nxënësve, me synimin që subvencionet të ekzekutohen para fillimit të vitit të ri shkollor. /rtk


source

You Might Also Like

Pacolli kërkon reagimin e ndërkombëtarëve pas deklaratave të Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit
Haradinaj – Kurtit: Rruga është e vetmja rrugë për ta rikthyer Kosovën, shtatori po vjen, Albin
Një i vdekur e një i lënduar në një aksident në Ferizaj
Kuvendi mbetet i bllokuar, partitë pa marrëveshje për zhbllokimin e krizës
Portieri kosovar Art Selaci përfshihet në ekipin më të mirë të Evropianit në Gjeorgji

LEXO GJITHASHTU

“Presidentja” dhe “kryetarja” Haxhiu i pret ambasdorët dhe konsujt e Kosovës, për takimin me ta njofton nga dy adresa
“Presidentja” dhe “kryetarja” Haxhiu i pret ambasdorët dhe konsujt e Kosovës, për takimin me ta njofton nga dy adresa
Lajme
Kuvendi në bllokadë, nesër ua çel dyert bashkëatdhetarëve
Kuvendi në bllokadë, nesër ua çel dyert bashkëatdhetarëve
Lajme
Mot i nxehtë në Kosovë edhe gjatë javës së ardhshme
Mot i nxehtë në Kosovë edhe gjatë javës së ardhshme
Lajme
Bosi i dyshuar i krimit Daniel Kinahan paraqitet në gjykatë pas ekstradimit
Bosi i dyshuar i krimit Daniel Kinahan paraqitet në gjykatë pas ekstradimit
Lajme
Kruja nuk gjen qetësi nga flakët, riaktivizohet një tjetër vatër zjarri
Kruja nuk gjen qetësi nga flakët, riaktivizohet një tjetër vatër zjarri
Lajme

You Might Also Like

Rreth një mijë raste të dhunës në familje këtë vit
TOP Momenti

Rreth një mijë raste të dhunës në familje këtë vit

August 9, 2026
​Protesta në Tiranë në ditën e 71-të, qytetarët tubohen para Kryeministrisë
TOP Momenti

​Protesta në Tiranë në ditën e 71-të, qytetarët tubohen para Kryeministrisë

August 9, 2026
Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Detare shpëton 5 turistë në Ksamil
TOP Momenti

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Detare shpëton 5 turistë në Ksamil

August 9, 2026
Kuvendi përtej afatit kushtetues – partitë pa marrëveshje politike
TOP Momenti

Kuvendi përtej afatit kushtetues – partitë pa marrëveshje politike

August 9, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?