Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka njoftuar se sot është mbajtur Provimin e Maturës Shtetërore, në 55 qendra të testimit në të gjithë territorin e Kosovës.
Në njoftimin e ministrisë, shtohet mes tjerash edhe se, gjatë testit, 18 kandidatë janë përjashtuar nga provimi për shkak të posedimit të telefonit, në kundërshtim me rregullat e përcaktuara për mbarëvajtjen dhe administrimin e provimit, përcjell Gazeta Express.
‘’ Për këtë afat, përmes platformës eKosova kanë aplikuar gjithsej 5,033 kandidatë, ndërsa pas shqyrtimit dhe verifikimit të aplikimeve, janë aprovuar 4,967 prej tyre. Procesi i testimit ka filluar në orën 10:00 sipas planifikimit dhe procedurave të përcaktuara për administrimin e Provimit të Maturës Shtetërore’’, thuhet në njoftim.
Njoftimi:
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka organizuar sot Provimin e Maturës Shtetërore, në 55 qendra të testimit në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Për këtë afat, përmes platformës eKosova kanë aplikuar gjithsej 5,033 kandidatë, ndërsa pas shqyrtimit dhe verifikimit të aplikimeve, janë aprovuar 4,967 prej tyre. Procesi i testimit ka filluar në orën 10:00 sipas planifikimit dhe procedurave të përcaktuara për administrimin e Provimit të Maturës Shtetërore.
Gjatë procesit të testimit, 18 kandidatë janë përjashtuar nga provimi për shkak të posedimit të telefonit, në kundërshtim me rregullat e përcaktuara për mbarëvajtjen dhe administrimin e provimit.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës falënderon komisionerët, administratorët dhe të gjithë personat e angazhuar për kontributin e tyre në organizimin dhe mbarëvajtjen e Provimit të Maturës Shtetërore.
The post Mbahet provimi i maturës, MASH njofton se afër 5 mijë nxënës iu nënshtruan testit: 18 janë përjashtuar, u kapën me telefona appeared first on Gazeta Express.

