Shkrimtari Ben Blushi, në postimin e tij ka ndarë një koment nga një person, lidhur me Skënderbeun, duke thënë se një ‘’numër jo i vogël shqiptarësh duan të ndryshojnë historinë tonë’’.
Postimin e tij, të cilin Blushi e ka nisur me ‘’armiqtë e Skënderbeut’’, ka thënë se, ai ka folur në disa raste për një grup shqiptarësh që e konsiderojnë Skënderbeun armik.
Postimi:
ARMIQTË E SKËNDERBEUT
Në disa raste kam folur për një takēm shqiptarësh që e konsiderojnë Skënderbeun armik.
Madje në romanin tim të fundit Jam Mysliman përshkruaj një skenë imagjinare kur një grup islamikësh e rrëzojnë bustin e Skënderbeut nga sheshi qendror i Tiranës.
Shumë njerëz kanë menduar se ky përshkrim është ekzagjerim, sepse nuk mund të ketë shqiptarë që mohojnë heroin tonë kombëtar.
Për të gjithë ata që nuk më kanë besuar po postoj një nga qindra mesazhet që marr në faqen time dhe që tregon se si po indoktrinohen një numër jo i vogël shqiptarësh të cilët duan ta ndryshojnë historinë tonë.
Ata besojnë se Skënderbeu ishte sllav, serb ose bullgar kurse ne që e mbrojmë atë jemi fashistë.
Po ju prezantoj me njërin prej tyre që shkroi hapur në faqen time pas propozimit për të xhiruar një film ndërkombëtar pêr Skënderbeun.
Quhet Fisnik Kurteshi.

The post Vetëm pse propozoi një film për Skënderbeun, shkrimtari Ben Blushi merr një mesazh të rëndë: Je pre e grupeve fashiste appeared first on Gazeta Express.

