Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina’’, ka njoftuar se, inspektorët e kësaj kompanie, kanë kapur në flagrancë një person, i cili, përmes lidhje ilegale, ka ujitur bahçen dhe pemët.
KRU Prishtina, ka shtuar se kyçja ilegale në këtë rast është plombuar dhe rasti shkon në gjykatë.
Postimi:
♦️♦️Keqpërdoruesit e ujit në Drenas edhe në fundjavë do të përballen me forcën e ligjit
Sot, inspektorët e KRU “Prishtina” në Drenas kanë kapur në flagrancë një konsumator, i cili përmes lidhjes ilegale bënte ujitjen e bahçes dhe pemëve dekorative në hapësirat e banimit kolektiv në Poklek të Ri.
Kyçja ilegale është plombuar dhe rasti shkon në gjykatë.
The post Kapet në flagrancë duke ujitur bahçen me lidhje ilegale të ujit, KRU Prishtina dërgon rastin në gjykatë appeared first on Gazeta Express.

