By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Luzha: Më afër kam qenë me LPK-në se me LDK-në, por për të vepruar në Kosovë duhej të ishe me LDK-në
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Luzha: Më afër kam qenë me LPK-në se me LDK-në, por për të vepruar në Kosovë duhej të ishe me LDK-në
TOP Momenti

Luzha: Më afër kam qenë me LPK-në se me LDK-në, por për të vepruar në Kosovë duhej të ishe me LDK-në

Momenti
Published: August 31, 2026

Berat Luzha ka folur edhe për angazhimin e tij në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe raportet me strukturat e LPK-së gjatë viteve ’90.

Luzha tha se pas krijimit të LDK-së, edhe ai iu bashkua kësaj partie me bindjen se shqiptarët duhej të bashkoheshin në një lëvizje të përbashkët.

Your browser does not support the video tag.

“Edhe unë kam shkuar andej duke menduar se duhet të bashkohemi si popull, në një lëvizje edhe që si të bashkuar të luftojmë dhe të kemi suksese më shumë”, tha ai.

Ai tregoi se në vitin 1992 ishte zgjedhur deputet i Kuvendit të atëhershëm dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

Megjithatë, Luzha tha se kishte pasur dallime në qasje me partinë ku bënte pjesë.

“Unë mund të them se kisha një qasje ndryshe nga vetë partia ku bëja pjesë”, u shpreh ai.

Duke folur për raportet mes LDK-së dhe LPK-së, Luzha deklaroi se politikisht ndihej më afër LPK-së, por se rrethanat në Kosovë e kishin bërë të nevojshme që të ishte pjesë e LDK-së.

“Për nga botëkuptimi politik, më afër kam qenë me LPK-në se me LDK-në, por atëherë edhe për të qëndruar në Kosovë, për të bërë diçka, për të vepruar diçka, duhej të ishe me LDK-në, përndryshe si LPK ka qenë shumë vështirë”, tha Luzha.

Ai shtoi se, pavarësisht angazhimit në LDK, e kishte përkrahur LPK-në.

“Megjithatë, unë e kam përkrahur LPK-në deri në fund, për sa kam ditur dhe sa kam mundur”, deklaroi Luzha./Tv Dukagjini/

You Might Also Like

A i ka Bekim Sejdiu 80 vota? Analistët flasin për gjasat e zgjedhjes së presidentit
Në MPB hetohet dhënia e lejeve të paligjshme të kategorive “C” dhe “D”
​Kuçi demanton propagandën serbe: Kërkimi i të zhdukurve nuk është politizim, por zbardhje e krimit
Gjorgievski: Me Ribalancimin e të ri të buxhetit do të riten investimet kapitale në Shkup
Deputeti i LDK-së: Duhet konsultime në parti për Bekim Sejdiun

LEXO GJITHASHTU

Luzha: Kam qëndruar 9 vjet në burg, kur u lirova Kosova kishte ndryshuar krejt
Luzha: Kam qëndruar 9 vjet në burg, kur u lirova Kosova kishte ndryshuar krejt
Lajme
Kongresmeni amerikan Joe Wilson kritikon Serbinë për nderimet e planifikuara shtetërore për Mlladiçin: Është si Gjermania ta nderonte Hitlerin
Kongresmeni amerikan Joe Wilson kritikon Serbinë për nderimet e planifikuara shtetërore për Mlladiçin: Është si Gjermania ta nderonte Hitlerin
Lajme
Sadiku: Varet prej partisë, Bekimi është kandidat që i plotëson të gjitha kushtet
Sadiku: Varet prej partisë, Bekimi është kandidat që i plotëson të gjitha kushtet
Lajme
Lladrovci: Arian Tahiri megjithëse i vetmuar, është në nivel të detyrës
Lladrovci: Arian Tahiri megjithëse i vetmuar, është në nivel të detyrës
Lajme
“Ora e Pritjes” nis edhe në Malishevë, ora e lirisë për çlirimtarët
“Ora e Pritjes” nis edhe në Malishevë, ora e lirisë për çlirimtarët
Lajme

You Might Also Like

Shtatzëna nga Pogradeci humbi jetën bashkë me foshnjën, Ministria zotohet për hetim të thelluar
TOP Momenti

Shtatzëna nga Pogradeci humbi jetën bashkë me foshnjën, Ministria zotohet për hetim të thelluar

August 31, 2026
Vetëm 80 ulëse në sallë për shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së
TOP Momenti

Vetëm 80 ulëse në sallë për shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

August 31, 2026
Prej nesër fillon të qarkullojë “Treni urban” në relacionin Zelenikovë-Shkup
TOP Momenti

Prej nesër fillon të qarkullojë “Treni urban” në relacionin Zelenikovë-Shkup

August 31, 2026
Berat Luzha: Vrasja e Kadri Zekës dhe vëllezërve Gërvalla ishte pasojë e bashkimit të grupeve
TOP Momenti

Berat Luzha: Vrasja e Kadri Zekës dhe vëllezërve Gërvalla ishte pasojë e bashkimit të grupeve

August 31, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?