By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Hamza për Sejdiun: Nëse zgjidhet, duhet të luajë rolin e presidentit unifikues – fillimet nuk janë të mira
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Hamza për Sejdiun: Nëse zgjidhet, duhet të luajë rolin e presidentit unifikues – fillimet nuk janë të mira
Lajme

Hamza për Sejdiun: Nëse zgjidhet, duhet të luajë rolin e presidentit unifikues – fillimet nuk janë të mira

Momenti
Published: September 1, 2026

Nëse Bekim Sejdiu zgjidhet president, duhet të jetë unifikues, por fillimet nuk i ka të mira, ka thënë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Ai për KosovaPress theksoi se PDK-ja nuk ka votë për kandidatin e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Your browser does not support the video tag.

“Nuk ka ndryshim të qëndrimit. Qëndrimi i PDK-së është i qartë, nuk jemi pjesë e marrëveshjes dhe nuk e votojmë zotërinë Sejdiu për president”, tha ai.

Sipas tij, Sejdiu deri tani nuk ka realizuar asnjë komunikim apo diskutim me PDK-në për të kërkuar votë për president.

“Asnjë komunikim. Asnjë diskutim nuk ka. Ai, nëse zgjidhet, duhet të luajë rolin e presidentit unifikues. Fillimet nuk janë të mira”, theksoi Hamza.

I pyetur se a pranon të takohet me kandidatin për president nga LVV-LDK për të marrë garanci se do të jetë unifikues, Hamza tha se tani është vonë për një gjë të tillë.

“Vonë është tashmë”, përfundoi ai.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë pajtuar më 31 gusht për emrin e Bekim Sejdiut për president konsensual.

Sot LDK-ja pritet të diskutojë emrin e tij në strukturat e brendshme partiake, ndërkaq dje disa figura, përfshirë Avdullah Hotin, kanë dalë kundër emrit të Bekim Sejdiut për president. Sipas LVV-së, për shkak të mosdakordimit për president, deri tani nuk është konstituar Kuvendi i Kosovës, pas zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit. /KSP

The post Hamza për Sejdiun: Nëse zgjidhet, duhet të luajë rolin e presidentit unifikues – fillimet nuk janë të mira appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Rrëmbimi i Vukashinoviqit, ngrihet aktakuzë ndaj personit që dyshohet se ndihmoi në organizimin e rastit
Muhaxheri për ujdinë e Abdixhikut me Kurtin: Figurën nuk e kontestoj, është dashtë me thirrë Këshillin e Përgjithshëm
Trump paralajmëron: SHBA do të marrë “të gjithë” naftën e Venezuelës
Dogana zbulon në Aeroport barna për dobësim të deklaruara me përshkrim të rremë
Haradinaj pas protestës së komunave: Regjimi Kurti nuk u la rrugë tjetër kryetarëve, boll është boll

LEXO GJITHASHTU

Bekim Sejdiu për president, Lushaku: Kryetari dhe ekipi e kanë pasur autorizimin për të negociuar dhe diskutuar emrat
Bekim Sejdiu për president, Lushaku: Kryetari dhe ekipi e kanë pasur autorizimin për të negociuar dhe diskutuar emrat
TOP Momenti
Lushaku: Do ta mbështes kandidaturën e Bekim Sejdiut për president
Lushaku: Do ta mbështes kandidaturën e Bekim Sejdiut për president
TOP Momenti
Një person nga Strumica u gjet i vdekur në oborrin e spitalit të Manastirit
Një person nga Strumica u gjet i vdekur në oborrin e spitalit të Manastirit
TOP Momenti
Fotografoi veturën e të dëmtuarit dhe njoftoi bashkëpunëtorin, aktakuzë për vrasje të rëndë në tentativë ndaj të dyshuarit në Leposaviq
Fotografoi veturën e të dëmtuarit dhe njoftoi bashkëpunëtorin, aktakuzë për vrasje të rëndë në tentativë ndaj të dyshuarit në Leposaviq
TOP Momenti
Sulmet izraelite në Gaza vrasin të paktën katër persona, përfshirë një fëmijë
Sulmet izraelite në Gaza vrasin të paktën katër persona, përfshirë një fëmijë
TOP Momenti

You Might Also Like

Ekstradohet nga Kosova në Shqipëri një grua e kërkuar nga INTERPOL’i
Lajme

Ekstradohet nga Kosova në Shqipëri një grua e kërkuar nga INTERPOL’i

September 1, 2026
Kupchan: Kosova dhe Serbia do t’i normalizojnë marrëdhëniet, por nuk dihet kur
Lajme

Kupchan: Kosova dhe Serbia do t’i normalizojnë marrëdhëniet, por nuk dihet kur

September 1, 2026
Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë hyjnë në grevë, Azemi: Do të vazhdojë deri në ekzekutimin e pagave
Lajme

Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë hyjnë në grevë, Azemi: Do të vazhdojë deri në ekzekutimin e pagave

September 1, 2026
Mustafi: Këtë vit s’ka libra falas për nxënësit në Luginë – Serbia po cenon të drejtën për arsim
Lajme

Mustafi: Këtë vit s’ka libra falas për nxënësit në Luginë – Serbia po cenon të drejtën për arsim

September 1, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?