By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Protesta e kryetarëve të komunave, AKK me shtatë kërkesa për Qeverinë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Protesta e kryetarëve të komunave, AKK me shtatë kërkesa për Qeverinë
TOP Momenti

Protesta e kryetarëve të komunave, AKK me shtatë kërkesa për Qeverinë

Momenti
Published: September 1, 2026

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka mbajtur sot protestë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Në protestë u tha se qëllimi i tubimit është që të kundërshtohen ndërhyrjet e nivelit qendror në kompetencat e komunave, obligimet financiare dhe mungesa e mbështetjes institucionale.

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi, ka thënë se kërkesat e komunave nuk janë partiake dhe as personale të kryetarëve, por përfaqësojnë interesat e qytetarëve.

Your browser does not support the video tag.

Ai ka paraqitur edhe shtatë kërkesa të komunave drejtuar Qeverisë.


01/09/2026 12:13-​ AKK me shtatë kërkesa për Qeverinë, Ibrahimi: Nuk do të heshtim

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi, ka thënë se kërkesat e komunave nuk janë partiake dhe as personale të kryetarëve, por përfaqësojnë interesat e qytetarëve.

Në protestën e komunave, Ibrahimi ka deklaruar se komunat po kërkojnë respektimin e të drejtave të tyre të përcaktuara me Kushtetutë dhe legjislacionin në fuqi.

“Mesazhet që u dhanë nga ky shesh nuk janë partiake e as kërkesa personale të kryetarëve. Ato përfaqësojnë interesat e komunave dhe qytetarëve të tyre. Komunat nuk po kërkojnë privilegje, por po kërkojnë atë që u takon me Kushtetutë dhe legjislacionin në fuqi”, u shpreh ai.

Lajmi i plotë KËTU:

01/09/2026 11:53-​ Latifi: Ka raste të dëmeve të evidentuara që nga viti 2022 e që ende janë të pakompensuara

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi tha se po flet si kryetar i një komune që është përballë drejtpërdrejt me pasojat e vërshimeve.

Ai tha se fermerëve u janë dëmtuar tokat e kulturat bujqësore, familjeve shtëpitë, ndërkaq bizneseve u janë shkaktuar humbje e infrastruktura komunale ka pësuar dëme serioze komunale.

Latifi Ai tha se ka raste të dëmeve të evidentuara që nga viti 2022 e që ende vazhdojnë të mesin të pakompensuara.

Lajmi i plotë KËTU:

01/09/2026 11:30-​  Aliu kërkon kompensimin e komunave: Mjaft më me qasje selektive e diskriminuese

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, në protestën e komunave kundër Qeverisë, ka kërkuar që komunave t’u kthehen mjetet financiare që, sipas tij, u takojnë qytetarëve.

Aliu ka bërë thirrje për përfundimin e, siç e ka quajtur, qasjes selektive dhe diskriminuese ndaj komunave.

“Në emër të të gjitha komunave, të gjithë qytetarëve: Mos ua merrni komunave atë që u takon qytetarëve. Mjaft më me qasje selektive, diskriminuese. Mjaft më me plagën financiare të komunave”, tha Aliu.

Lajmi i plotë KËTU.

01/09/2026 11:29-​  Rama në protestën e komunave: Tendencë puro autokratike e diktatoriale e LVV-së, nuk do ta lejojmë këtë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë pjesë në protestën e komunave kundër Qeverisë, ku ka kritikuar ashpër, siç ka thënë ai, bllokimin e institucioneve lokale dhe fondeve për komunat.

Rama ka deklaruar se institucionet po shfrytëzohen për të penguar qytetarët dhe se pasojat e këtyre bllokadave po i bartin drejtpërdrejt qytetarët.

“Këto institucione janë marrë peng nga një qeverisje që i shfrytëzon këto institucione për t’i bllokuar qytetarët. Nuk i bllokon kryetarët, por qytetarët, vetëm pse nuk e kanë votuar dikë të LVV-së”, ka deklaruar Rama.

Lajmi i plotë KËTU.

01/09/2026 11:10-​ Nis protesta e Asociacionit të komunave

Ka nisur të mbahet protesta e Asociacionit të komunave të Kosovës.

Të pranishëm janë kryetarë dhe punëtorë të komunave.

01/09/2026 09:57-​ Peci: Protesta e sotme e disa kryetarëve të komunave nuk e ka hallin e qytetarit, por agjendën e pazarit

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci ka reaguar lidhur me protestën e sotme që do të mbahet nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Peci në një postim në Facebook shkruan se është kundër protestës së nxitur me agjendë politike.

“Protesta e sotme e disa kryetarëve të komunave nuk e ka hallin e qytetarit, por agjendën e pazarit…”, shkruan ai.

Lajmi i plotë këtu:

01/09/2026 09:51-​ Prebreza për protestën e AKK-së: Mjetet nuk janë “marrë” nga Qeveria, dëmi erdhi nga Kontrata Kolektive të nënshkruar gjatë qeverive Mustafa dhe Haradinaj

Lidhur me protestën e Asociacionit të Komunave të Kosovës që do të mbahet sot në Prishtinë ka reaguar sot kryetari i komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza.

Ai thekson se Asociacioni i Komunave të Kosovës është organizimi që, në parim, mbron dhe përfaqëson interesat e komunave, por ai nuk është i ndërtuar për t’iu kundërvënë nivelit qendror.

“Mjetet për komunat nuk janë zhdukur dhe as nuk janë “marrë” nga Qeveria siç thuhet në pretendimet e Drejtorit Ekzekutiv Sazan Ibrahimi. Ato kthehen sërish në komuna, përmes projekteve investuese që kanë për qëllim përmirësimin e drejtpërdrejtë të jetës së qytetarëve. Dhe për këtë jemi vet dëshmitar si qeverisje komunale në këto vite”, shkruan ai.

Lajmi i plotë këtu:

01/09/2026 09:50-​ Aliu: Komunat prej një kohe të gjatë po përballen me obligime financiare të krijuara nga niveli qendror

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, njëherësh kryetar i Ferizajt, Agim Aliu në një konferencë të mbajtur të shtunën theksoi se protesta e 1 shtatorit në Prishtinë mbahet për të kundërshtuar ndërhyrjet e nivelit qendror në kompetencat e komunave, obligimet financiare dhe mungesën e mbështetjes institucionale.

Ai tha se komunat nuk po kërkojnë privilegje, por respektimin e ligjeve dhe kompetencave që u takojnë.

Aliu tha se komunat prej një kohe të gjatë po përballen me obligime financiare të krijuara nga niveli qendror.

Lajmi i plotë këtu:

You Might Also Like

Klekovski: Fëmija i mitur i cili është therrur me thikë është në gjednje të rëndë shënedetësore
Zbehet turizmi, Shqipëria humb kurorën për kryesimin e net-qëndrimeve në Europë, rritet Kosova
Biserko: Vdekja e Mlladiqit nxori në pah se ideja e “Serbisë së Madhe” mbijeton
Bekim Sejdiu për president, Lushaku: Kryetari dhe ekipi e kanë pasur autorizimin për të negociuar dhe diskutuar emrat
Lushaku: Do ta mbështes kandidaturën e Bekim Sejdiut për president

LEXO GJITHASHTU

Mbreti i ri i Norvegjisë do të betohet para Parlamentit pas vdekjes së babait të tij, Haraldit
Mbreti i ri i Norvegjisë do të betohet para Parlamentit pas vdekjes së babait të tij, Haraldit
Lajme
Lushaku ‘‘pro’’ Bekim Sejdiut për President: Secili e analizon, është përgjegjësi individuale
Lushaku ‘‘pro’’ Bekim Sejdiut për President: Secili e analizon, është përgjegjësi individuale
Lajme
Lushaku i thotë ‘‘Po’’ Bekim Sejdiut për President: Secili e analizon, është përgjegjësi individuale
Lushaku i thotë ‘‘Po’’ Bekim Sejdiut për President: Secili e analizon, është përgjegjësi individuale
Lajme
Rrëmbimi i Vukashinoviqit, ngrihet aktakuzë ndaj personit që dyshohet se ndihmoi në organizimin e rastit
Rrëmbimi i Vukashinoviqit, ngrihet aktakuzë ndaj personit që dyshohet se ndihmoi në organizimin e rastit
Lajme
Muhaxheri për ujdinë e Abdixhikut me Kurtin: Figurën nuk e kontestoj, është dashtë me thirrë Këshillin e Përgjithshëm
Muhaxheri për ujdinë e Abdixhikut me Kurtin: Figurën nuk e kontestoj, është dashtë me thirrë Këshillin e Përgjithshëm
Lajme

You Might Also Like

Një person nga Strumica u gjet i vdekur në oborrin e spitalit të Manastirit
TOP Momenti

Një person nga Strumica u gjet i vdekur në oborrin e spitalit të Manastirit

September 1, 2026
Fotografoi veturën e të dëmtuarit dhe njoftoi bashkëpunëtorin, aktakuzë për vrasje të rëndë në tentativë ndaj të dyshuarit në Leposaviq
TOP Momenti

Fotografoi veturën e të dëmtuarit dhe njoftoi bashkëpunëtorin, aktakuzë për vrasje të rëndë në tentativë ndaj të dyshuarit në Leposaviq

September 1, 2026
Sulmet izraelite në Gaza vrasin të paktën katër persona, përfshirë një fëmijë
TOP Momenti

Sulmet izraelite në Gaza vrasin të paktën katër persona, përfshirë një fëmijë

September 1, 2026
Karateisti Selmani në gjysmëfinale të “Tarranto 2026”
TOP Momenti

Karateisti Selmani në gjysmëfinale të “Tarranto 2026”

September 1, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?