By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Lushtaku-Haxhiut: Mos u merr kush është kryetar i PDK-së, të gjithë e dinë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Lushtaku-Haxhiut: Mos u merr kush është kryetar i PDK-së, të gjithë e dinë
Lajme

Lushtaku-Haxhiut: Mos u merr kush është kryetar i PDK-së, të gjithë e dinë

Momenti
Published: September 29, 2026

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka thënë se për Lëvizjen Vetëvendosje një koalicion me PDK-në është i pamundur, duke pretenduar se brenda këtij subjekti politik ka figura që luajnë rolin kryesor në prapaskenë.

Edhe pse nuk e përmendi asnjë person me emër, Haxhiu lëshoi akuza indirekte se në partinë që udhëhiqet nga Bedri Hamza ka figura me fuqi dhe ndikim të madh. Madje, ajo pretendon se këta persona kanë probleme me ligjin dhe se pasuria e tyre ngre pikëpyetje.

“Duhet me ditë kush e udhëheq PDK-në. Sepse ka figura aty që kanë fuqi dhe pushtet dhe që mendoj që kanë probleme me ligjin dhe pasurinë që e kanë krijuar. Ka përpjekje që me lujtë rolin e liderit figura të tjera që formalisht nuk janë kryetar. Kjo nuk është një gjë që nuk dihet në opinion”, deklaroi Haxhiu në “Debat Plus”.

Kur gazetari Ermal Panduri e pyeti me ironi ushtruesen e detyrës së presidentes nëse kjo do të nënkuptonte se, nëse “Sami Lushtaku nuk do të ishte pjesë e PDK-së, atëherë Vetëvendosje do të mund të bënte koalicion me këtë parti, ajo qeshi dhe tha këtë përgjigje: “Uroj që Ligji për Byronë të hyjë në fuqi shumë shpejt dhe pasttaj secili do të japë llogari për pasurinë që e ka krijuar”.

Lidhur me këtë, Klankosova.tv e ka kontaktuar kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku i cili deklaratat e Albulena Haxhiut i sheh si ndërhyrje në punët e brendshme të partisë.

Madje, Lushtaku tha se e di që i pengon partisë së Haxhiut, të cilën e akuzon për përçarje në popull.

“Albulena Haxhiu duhet me kry punën e vet, mos me u interesu kush është kryetar i Partisë Demokratike edhe e din komplet opinioni në Kosovë që Bedri Hamza është kryetar i partisë. Unë e di që e pengoj Vetëvendosjen sepse unë jam kundër politikave të Vetëvendosje e cila e ka përça dhe e ka helmu këtë popull. Prandaj unë jam i qartë, as nuk më ka frikë, as nuk e kam ndërmend me i mshef atë që i mendoj” tha Lushtaku.

E për pretendimet për kryetarllëk, kreu i Skënderajt ishte i shkurtër.

“Me deshtë kisha konkuru dhe kisha tentu me u bo kryetar. As s’kam pretendime, as nuk kam pasë pretendime domethënë që të jem kryetar i Partisë Demokratike. Unë jam një kryetar i një dege që quhet Drenicë, apo më shkurt, Skënderaj”, përfundoi Lushtaku.

The post Lushtaku-Haxhiut: Mos u merr kush është kryetar i PDK-së, të gjithë e dinë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Nga 11 tetori, tregu i veturave në Prishtinë zhvendoset në Bërnicë të Poshtme
Ndalimi i importeve të mishit nga Brazili, përpunuesit shqiptarë paralajmërojnë rritje të çmimeve deri në 40%
Përkeqësohet punësimi për të rinjtë në Shqipëri, u regjistruan si të papunë 4.3% më shumë në një vit
KRU “Prishtina” shkyç 8 restorante dhe lokale nga rrjeti për shkak të borxheve
Trump njoftoi ndërtimin e fabrikës më të madhe të çelikut në historinë e SHBA-së, me vlerë 15 miliardë dollarë

LEXO GJITHASHTU

Sulmi në Ibër Lepenc, sot seanca gjyqësore ndaj tre të akuzuarve
Sulmi në Ibër Lepenc, sot seanca gjyqësore ndaj tre të akuzuarve
TOP Momenti
Hormonet që shkaktojnë shtim në peshë, mënyrat si të shpëtoni
Hormonet që shkaktojnë shtim në peshë, mënyrat si të shpëtoni
TOP Momenti
Mot i vranët në Shqipëri
Mot i vranët në Shqipëri
TOP Momenti
Mustafa sërish insiston për një “koalicion të madh” PDK – LVV
Lajme
Shtatë ditë kohë për presidentin, partitë ende pa kandidat
Shtatë ditë kohë për presidentin, partitë ende pa kandidat
Lajme

You Might Also Like

Rrahmani tregon çfarë synon ligji për Specialen: Lëndët të mund të kthehen në gjykatat e Kosovës
Lajme

Rrahmani tregon çfarë synon ligji për Specialen: Lëndët të mund të kthehen në gjykatat e Kosovës

September 29, 2026
IPDV me vlerësim për Specialen: 1,375 gjetje procedurale e provuese gjatë procesit në Hagë
Lajme

IPDV me vlerësim për Specialen: 1,375 gjetje procedurale e provuese gjatë procesit në Hagë

September 29, 2026
Kryeparlamentari i RMV: Vendimi ndaj krerëve të UÇK-së ishte tronditje për të gjithë shqiptarët
Lajme

Kryeparlamentari i RMV: Vendimi ndaj krerëve të UÇK-së ishte tronditje për të gjithë shqiptarët

September 29, 2026
PDK mban konferencë për media
Lajme

PDK mban konferencë për media

September 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?