By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Hormonet që shkaktojnë shtim në peshë, mënyrat si të shpëtoni
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Hormonet që shkaktojnë shtim në peshë, mënyrat si të shpëtoni
TOP Momenti

Hormonet që shkaktojnë shtim në peshë, mënyrat si të shpëtoni

Momenti
Published: September 29, 2026









Shtimi në peshë shpesh lidhet me tejngopjen, por në fakt janë edhe hormonet që mund të çojnë në shtim të kileve. Ndërkohë që shtimi në peshë është i lehtë, humbja nuk është edhe aq.


Faktorë të ndryshëm, si stresi, mosha, gjenet, zgjedhjet jo të duhura të mënyrës së jetesës etj, mund të shkaktojnë çrregullim hormonal, duke çuar kështu në shtim në peshë.


Hormonet e tiroides


Gjëndra e tiroides gjendet në qafë. Ajo prodhon hormonet T3, T4 dhe kalcitoninën, që janë përgjegjëse për mbajtjen nën kontroll të metabolizmit të trupit. Mosprodhimi mjaftueshëm i këtyre hormoneve çon në zhvillimin e hipotiroidizmit. Kjo gjendje lidhet shpesh me shtimin në peshë kryesisht për shkak të akumulimit të ujit në trup.


Si ta parandaloni këtë gjendje:


Konsumoni kripë të jonizuar


Konsumoni ushqime të gatuara mirë


Merrni vitaminë D


Konsumoni ushqime të pasura në zinj, si goca deti dhe fara kungulli


Insulina


Insulina është një hormon i sekretuar nga pankreasi. Ajo ndihmon për të transportuar glukozën tek qelizat, ku përdoret si energji ose për t’u ruajtur si dhjam. Konsumimi i tepërt i ushqimeve të përpunuara, ushqimeve të shpejta të pashëndetshme, alkoolit ose pijeve të gazuara mund të çojë në zhvillimin e rezistencës ndaj insulinës në trup. Kjo çon në rritje të niveleve të sheqerit në gjak, duke shkaktuar shtim në peshë dhe zhvillim të diabetit tip 2.


Si ta parandaloni:


Konsumoni perime të gjelbra, frutat dhe perimet sezonale.


Për të rritur nivelet e acideve yndyrore omega 3 konsumoni peshk, fruta të thata, vaj ulliri dhe fara liri.


Pini të paktën 4 litra ujë në ditë.


Bëni aktivitet fizik të rregullt


Kufizoni alkoolin dhe pijet e gazuara


Kortizoli


Kortizoli është një hormon i sekretuar nga gjëndra dhjamore kur jeni të stresuar, në ankth, i nervozuar etj. Duke bërë zgjedhje të gabuara në mënyrën e jetesës, trupi është vazhdimisht në gjendje depresioni.


Si ta shmangni:


Flini të paktën 8 orë në natë


Shmangni ushqimet e përpunuara, të skuqura dhe alkoolin


Praktikoni frymëmarrjen e thellë, jogën dhe meditimin të paktën 1 orë çdo ditë. Këto teknika ndihmojnë në lehtësimin e stresit.


Kaloni më shumë kohë me familjen dhe miqtë më të afërt. Nuk ka mënyrë më të mirë për të shmangur depresionin.


Testosteroni


Testosteroni konsiderohet shpesh si hormoni mashkullor, por në fakt sekretohet edhe nga femrat. Ai ndihmon në djegien e dhjamit, forcimin e kockave dhe muskujve dhe përmirëson dëshirën seksuale. Mosha dhe stresi mund të shkaktojnë rënie të konsiderueshme të niveleve të testosteronit, duke çuar në humbje të densitetit kockor, të masës muskulore dhe zhvillim të obezitetit.


Si ta shmangni:


Stërvituni rregullit, ndihmon në përmirësimin e niveleve të testosteronit


Shmangni alkoolin


Konsumoni ushqime të pasura në fibra


Progesteroni


Nivelet e progesteronit dhe estrogjenit duhet të jenë të balancuara në trup që sistemi imunitar të funksionojë siç duhet. Nivelet e progesteronit mund të bien si pasojë e një sërë shkaqesh, si stresi, përdorimi i pilulave kontraceptive, menopauza etj. Kjo çon në shtim në peshë dhe depresion.


Si ta shmangni:


Provoni meditimin


Mos u stresoni


Kryeni aktivitet fizik rregullisht


Leptina


Leptina është hormon i ngopjes, që sekretohet nga qelizat dhjamore dhe dërgon sinjale në tru kur jeni ngopur. Leptina kontrollon metabolizmin dhe ndihmon qelizat të kuptojnë nëse duhet ta ruajnë apo djegin yndyrën. Shumë shpesh, ky nivel i hormonit ulet për shkak të pagjumësisë. Prandaj fjetja mjaftueshëm është shumë e rëndësishme.


 


source

You Might Also Like

Petrov: 90 për qind e deputetëve të LSDM-së e përkrahin platformën për ndryshim “12:05”
Plagoset një person në Fushë Kosovë, i dyshuari në kërkim
Zjarr në Kijevë të Malishevës, digjet tërësisht një objekt biznesi
Kërcënohet përmes mesazheve një grua në Pejë, nisin hetimet
Gjendet pa shenja jete një person në Klinë, nisin hetimet

LEXO GJITHASHTU

Rrahmani: Pa u miratuar ligji për Specialen, s’do të ketë hapa të tjerë për presidentin
Rrahmani: Pa u miratuar ligji për Specialen, s’do të ketë hapa të tjerë për presidentin
Lajme
Hoxhaj për Thaçin: Partner i Perëndimit në Rambuje dhe më 2008, sot qëndron në burg me thashetheme
Hoxhaj për Thaçin: Partner i Perëndimit në Rambuje dhe më 2008, sot qëndron në burg me thashetheme
Lajme
Ngrihet aktakuzë ndaj nëntë personave për kultivimin e kanabisit në plantacionet e Kliqinës dhe Sferkës
Ngrihet aktakuzë ndaj nëntë personave për kultivimin e kanabisit në plantacionet e Kliqinës dhe Sferkës
Lajme
Një dron rus hyn në Moldavi dhe shpërthen në territorin e saj
Një dron rus hyn në Moldavi dhe shpërthen në territorin e saj
Lajme
Kurti futet në Qeveri, s’përgjigjet për mospërfshirjen në rend dite të Projektligjit për Dhomat e Specializuara
Kurti futet në Qeveri, s’përgjigjet për mospërfshirjen në rend dite të Projektligjit për Dhomat e Specializuara
Lajme

You Might Also Like

Plagoset aksidentalisht me armë zjarri një person në Mamushë, arrestohet i dyshuari
TOP Momenti

Plagoset aksidentalisht me armë zjarri një person në Mamushë, arrestohet i dyshuari

September 30, 2026
Hetimet për Ergys Agasin, kreu i Policisë së Korçës në SPAK
TOP Momenti

Hetimet për Ergys Agasin, kreu i Policisë së Korçës në SPAK

September 30, 2026
Dy persona arrestohen për fajde në Prizren
TOP Momenti

Dy persona arrestohen për fajde në Prizren

September 30, 2026
Ndryshimet në Kodin zgjedhor, përfaqësuesit e partive në takim konsultues me ministrin e Drejtësisë
TOP Momenti

Ndryshimet në Kodin zgjedhor, përfaqësuesit e partive në takim konsultues me ministrin e Drejtësisë

September 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?