By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Përkeqësohet punësimi për të rinjtë në Shqipëri, u regjistruan si të papunë 4.3% më shumë në një vit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Përkeqësohet punësimi për të rinjtë në Shqipëri, u regjistruan si të papunë 4.3% më shumë në një vit
Lajme

Përkeqësohet punësimi për të rinjtë në Shqipëri, u regjistruan si të papunë 4.3% më shumë në një vit

Momenti
Published: September 29, 2026

Të dhënat nga Anketa e Forcave të punës raportuan se papunësia tek të grup-mosha 15-29 vjeç pësoi rritje vjetore me 16% në tremujorin e dytë të vitit, teksa të dhënat administrative treguan se 16,537 të rinj u regjistruan si të papunë në zyrat e punësimit me rritje vjetore 4.3%.

Pas një përmirësimi të përkohshëm në tremujorin e pare 2025 papunësia e regjistruar te të rinjtë ka ndjekur një trajektore rritëse (shiko grafikun më poshtë). Në tre tremujorët pasues, numri është rritur gradualisht, duke arritur në mbi 16.5 mijë persona në tremujorin e dytë të këtij viti.

Rritja e papunësisë së regjistruar te të rinjtë lidhet pjesërisht me vështirësitë e kësaj grupmoshe për t’u integruar në tregun e punës.

Edhe pse ekonomia ka krijuar vende të reja pune, një pjesë e tyre janë përqendruar në sektorë ku kërkohen më shumë punonjës me eksperiencë ose aftësi specifike, ndërsa shumë të rinj përballen me mungesë përvoje profesionale dhe kualifikimesh të përshtatura me kërkesat e bizneseve.

Vitet e fundit, një numër i konsiderueshëm të rinjsh kanë zgjedhur të kërkojnë mundësi punësimi jashtë vendit, çka ka ulur ofertën e punës në disa sektorë, por njëkohësisht ka nxjerrë në pah vështirësitë e atyre që mbeten në tregun vendas për të gjetur punë të qëndrueshme.

Gjithashtu, një pjesë e të rinjve kalojnë periudha më të gjata në kërkim të punës pas përfundimit të shkollimit. Kjo lidhet me tranzicionin më të vështirë nga arsimi drejt punësimit, sidomos për ata pa eksperiencë të mëparshme.

Të dhënat nga Anketa e Forcave të Punës tregoi se në tremujorin e dytë të vitit 2026 kishte 36.7 mijë të papunë të moshës 15-29 vjeç, nga 31.6 mijë në të njëjtën periudhë të vitit 2025, teksa të dhënat nga burimet administrative tregojnë se gjysma e tyre janë regjistruar si të papune, pra duan të punojnë por nuk gjejnë pune.

Përkeqësimi i tregut të punës për të rinjtë po vjen në një kohë kur bizneset e konsiderojnë mungesën e fuqisë punëtore si pengesën më të madhe për të bërë biznes. Nga ana tjetër grup-moshat më të mëdha po integrohen me shpejt, duke përfshirë edhe pensionistët.

Në tremujorin e dytë 2026 rreth 145 mijë pensionistë ishin duke punuar me rritje vjetore 10.4%. Ata përbënin 13 për qind të personave të punësuar gjithsej. Në të njëjtën periudhe numri i të rinjve të punësuar ra në 170.3 mijë persona, ose 4% më pak. / Monitor

The post Përkeqësohet punësimi për të rinjtë në Shqipëri, u regjistruan si të papunë 4.3% më shumë në një vit appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Rubio thotë se një aktor i huaj qëndron pas komplotit me bombë në RAF Fairford
Miftaraj: Ndryshimi i Ligjit për Gjykatën Speciale është proces tejet kompleks
Gjini e fton Kurtin në ballafaqim publik: Në takime të mbyllura nuk vij
Hasani: Ramush Haradinaj është figura e duhur për president në këto rrethana
Moti sot, me diell dhe vranët

LEXO GJITHASHTU

Ndodh për herë të parë në Holandë: Eutanazi ndaj një fëmije 2-vjeçar
Ndodh për herë të parë në Holandë: Eutanazi ndaj një fëmije 2-vjeçar
Lajme
Paralajmërimi i inteligjencës daneze: Rusia do të sulmojë NATO-n
Paralajmërimi i inteligjencës daneze: Rusia do të sulmojë NATO-n
Lajme
Florida i kërkon gjykatës të ndalojë zhvillimin e mëtejshëm të ChatGPT për arsye sigurie
Florida i kërkon gjykatës të ndalojë zhvillimin e mëtejshëm të ChatGPT për arsye sigurie
Lajme
Trupat britanike arrit dje në Kosovë për një dislokim rutinë
Trupat britanike arrit dje në Kosovë për një dislokim rutinë
Lajme
Kryetari i Beogradit dyshohet se sulmoi këshilltaren e Lëvizjes “Krijo Ndryshim”, raportohet se ia theu hundën
Kryetari i Beogradit dyshohet se sulmoi këshilltaren e Lëvizjes “Krijo Ndryshim”, raportohet se ia theu hundën
Lajme

You Might Also Like

Nga 11 tetori, tregu i veturave në Prishtinë zhvendoset në Bërnicë të Poshtme
Lajme

Nga 11 tetori, tregu i veturave në Prishtinë zhvendoset në Bërnicë të Poshtme

September 29, 2026
Ndalimi i importeve të mishit nga Brazili, përpunuesit shqiptarë paralajmërojnë rritje të çmimeve deri në 40%
Lajme

Ndalimi i importeve të mishit nga Brazili, përpunuesit shqiptarë paralajmërojnë rritje të çmimeve deri në 40%

September 29, 2026
KRU “Prishtina” shkyç 8 restorante dhe lokale nga rrjeti për shkak të borxheve
Lajme

KRU “Prishtina” shkyç 8 restorante dhe lokale nga rrjeti për shkak të borxheve

September 29, 2026
Trump njoftoi ndërtimin e fabrikës më të madhe të çelikut në historinë e SHBA-së, me vlerë 15 miliardë dollarë
Lajme

Trump njoftoi ndërtimin e fabrikës më të madhe të çelikut në historinë e SHBA-së, me vlerë 15 miliardë dollarë

September 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?