By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Lushaku-Sadriu: Oferta e VV-së ishte jodinjitoze për LDK-në
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Lushaku-Sadriu: Oferta e VV-së ishte jodinjitoze për LDK-në
Lajme

Lushaku-Sadriu: Oferta e VV-së ishte jodinjitoze për LDK-në

Momenti
Published: August 14, 2026

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka komentuar zhvillimet e fundit pas vendimit të partisë së saj për të mos pasur marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e institucioneve.

Duke folur në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, Lushaku-Sadriu ka thënë se LDK-ja mori pjesë në negociata me Vetëvendosjen me qëllim që vendit t’i jepen institucionet, duke theksuar se kjo, sipas saj, kërkon vetëdije të lartë shtetërore.

Your browser does not support the video tag.

Kishte një rrethanë dhe histori të këtij involvimi dhe dashamirësisë sonë dhe respektit e seriozitetit si parti politike që kemi për shtetin e Kosovës. Ne morëm pjesë në negociata, qytetari e ka përcaktuar përgjegjësinë e secilit subjekt politik dhe në bazë të fuqisë politike iu përgjigjëm ftesave të kryetarit të VV-së, e ciladoli si partia e parë. Ne e bëmë me vetëdije të plotë për me i dhënë institucione shtetit tonë,”, ka thënë ajo.
Lushaku-Sadriu ka theksuar se qytetarët janë nxjerrë tri herë radhazi në zgjedhje, ndërsa sipas saj, partia e parë ka përgjegjësinë kryesore për t’i dhënë drejtim institucioneve.

Ju e dini që edhe në bazë të Kushtetutës është partia e parë që e ka peshën më të madhe për iniciativat kushtetuese”, është shprehur ajo. Ajo ka thënë se Vetëvendosja aktualisht i ka numrat për formimin e Qeverisë dhe se partitë e tjera nuk e kanë këtë mundësi. Absolutisht, por edhe për Qeverinë, sepse sot e kemi Vetëvendosjen e cila i ka numrat për Qeveri, domethënë e ka mundësinë që t’i formojë këto institucione, derisa partitë e tjera nuk e kanë dhe ne nuk gjetëm një marrëveshje”, ka deklaruar Lushaku-Sadriu.
Sa i përket negociatave, deputetja e LDK-së ka thënë se në takime është diskutuar për parimet bazë të drejtimit të vendit, por edhe për parimet demokratike mbi bazën e të cilave do të ndahej pushteti.

“Absolutisht, në bisedime është diskutuar për parimet, parimet bazë, sepse duhet të kishim dakordancë për disa parime bazë për drejtimin e vendit tonë, por edhe disa parime demokratike mbi bazën e të cilave ndahet pushteti”, ka thënë ajo.

Megjithatë, sipas saj, gjatë negociatave nuk kishte gatishmëri për një ndarje proporcionale të pushtetit.

“Edhe këtu nuk kishim një gatishmëri që në kuadër të marrëveshjes të kishte një ndarje proporcionale. Ne u ballafaquam me një ofertë e cila ishte jodinjitoze për LDK-në, për aq kohë sa ajo nuk përfaqësonte, as nuk ishte në përputhje me përqindjen e votave që ka marrë partia jonë”, ka deklaruar Lushaku-Sadriu.

The post Lushaku-Sadriu: Oferta e VV-së ishte jodinjitoze për LDK-në appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

NATO ngre avionët luftarakë pas hyrjes së një droni në hapësirën ajrore të Letonisë
Skena apokaliptike pas zjarreve në Kroaci: Automjete të djegura të lëna në anë të rrugës
Deputetët e PDK-së bllokojnë edhe sot hyrjen e Qeverisë
Hoxhaj para Qeverisë: PDK nuk zbrapset, liroje zyrën o deputet uzurpator
Skena si në filmat horror në Kroaci – shtëpi, vetura dhe varka digjen nga zjarret

LEXO GJITHASHTU

Deputetët e PDK afrohen te hyrja ndërtesës së Qeverisë, e pyesin sigurimin për Kurtin – “a ka ardhë”?
Lajme
BDI: Nga 549 policët e rinj të pranuar, më pak se 40 janë shqiptarë
BDI: Nga 549 policët e rinj të pranuar, më pak se 40 janë shqiptarë
TOP Momenti
Shqiptarët e gjetën zërin
Shqiptarët e gjetën zërin
TOP Momenti
Deputetët e PDK-së sërish para Qeverisë
Deputetët e PDK-së sërish para Qeverisë
TOP Momenti
Deliu-Kodra: Qeveria e dorëhequr po merr vendime, kjo e çon Kosovën drejt anarkisë totale
Deliu-Kodra: Qeveria e dorëhequr po merr vendime, kjo e çon Kosovën drejt anarkisë totale
Lajme

You Might Also Like

Katër të vdekur dhe pesë të plagosur nga reshjet në Japoni, autoritetet kanë paralajmëruar për rrëshqitje të tokës
Lajme

Katër të vdekur dhe pesë të plagosur nga reshjet në Japoni, autoritetet kanë paralajmëruar për rrëshqitje të tokës

August 14, 2026
Konflikti me Iranin – Vance: Prioriteti i SHBA-së, mbajtja e çmimit të ulët të naftës dhe gazit
Lajme

Konflikti me Iranin – Vance: Prioriteti i SHBA-së, mbajtja e çmimit të ulët të naftës dhe gazit

August 14, 2026
Gjobitet me 50.000 krona një person që ia prishi gjumin ariut polar në Norvegji
Lajme

Gjobitet me 50.000 krona një person që ia prishi gjumin ariut polar në Norvegji

August 14, 2026
Burgasi në Bullgari zgjidhet qyteti mikpritës për Eurovision – Pas njoftimit rriten çmimet e hoteleve
Lajme

Burgasi në Bullgari zgjidhet qyteti mikpritës për Eurovision – Pas njoftimit rriten çmimet e hoteleve

August 14, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?