Deputetët e PDK-së, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë.
Ata në orët e mëngjesit kanë shkuar para objektit të Qeverisë.
Deputetëve të PDK-së kanë thënë se do iu bashkohen edhe ata të Aleancës. Ata kanë bërë të ditur se sot në ora 11:00 do të jenë në Kuvend, në kohën kur edhe kanë kërkuar të mbahet vazhdimi i seancës konstituive.
Të dy partitë kanë kërkuar nga kryesuesi Avni Dehari ta thërrasë vazhdimin e seancës për në ora 11:00.
PDK ka publikuar një video pranë dyerve të Kuvendit.
“Ju rikujtojmë se roli juaj si kryesues i seancës konstituive sipas moshës është i përcaktuar dhe i kufizuar nga Kushtetuta, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit. Përgjegjësia juaj është të mundësoni zhvillimin dhe vazhdimin e seancës deri në konstituimin e Kuvendit. Nuk është në kompetencën tuaj që, mbi bazën e vlerësimeve apo konsideratave politike, të vendosni nëse dhe kur duhet të vazhdojë procesi i konstituimit të Kuvendit”, thuhet në kërkesën e PDK-së.
Deputeti i kësaj partie, Arian Tahiri është shprehur se PDK nuk i nënshtrohet qasjes abuzuese të deputetit të LVV-së, Albin Kurti, i cili, sipas tij, po e pengon konstituimin e Kuvendit.
“Albin Kurti nuk mund ta defunksionalizojë Kuvendin me qëllimin për t’i shantazhuar subjektet politike ose me zgjedhje, por përtej kësaj duke tentuar të imponojë qasje autoritare që është shumë e dëmshme sot për vendin”, shtoi ai.
Tahiri i ka bërë edhe ftesë publike kryesuesit të seancës, Avni Dehari që në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit ta thërrasë seancën konstituive çdo 48 orë.
Ai njoftoi se kërkesën e PDK-së për mbajtjen e seancës nesër nga ora 11:00 ua kanë dërguar edhe partive tjera politike që janë përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.
“Edhe partive tjera të përfqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës ua kemi dërguar ftesën që nesër në orën 11:00 të jenë prezent në sallë. PDK do të jetë e pranishme, Aleanca është përgjigj pozitivisht. Tashmë presim që të përgjigjen edhe subjektet e tjera për shkak që është obligim kushtetues dhe moral i secilit prej nesh që të jemi në seancë dhe ta funksionlizojmë Kuvendin”, theksoi Tahiri.
Ndërkaq, edhe Besnik Tahiri nga Aleanca ka bërë të ditur se i ka dërguar kërkesë kryesuesit Dehari për mbajtjen e një takimi me qëllim të përgatitjeve për seancë.
The post Deputetët e PDK-së bllokojnë edhe sot hyrjen e Qeverisë appeared first on Gazeta Express.

