Gazetari kroat vlerëson tolerancën fetare në Kosovë: Një katolike u zgjodh Presidente në vendin me 93.5% myslimanë

Gazetari kroat Zoran Kusaovac ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës në postin e presidentes së Kosovës, duke vënë në pah faktin se ajo është katolike në një vend me shumicë dërrmuese myslimane.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi, Kusaovac ka krahasuar situatën në Kosovë me atë në Serbi, duke ngritur çështjen e pranimit të dallimeve fetare në jetën politike dhe institucionale.

Ai ka theksuar se zgjedhja e një presidenteje katolike në Kosovë nuk është shoqëruar me teori konspirative kundër Islamit, akuza për ndonjë komplot të Vatikanit apo pretendime se Perëndimi po përpiqet të minojë fenë e shumicës.

Në këtë kontekst, gazetari kroat ka vënë në pikëpyetje nëse një skenar i ngjashëm do të ishte i imagjinueshëm në Serbi, ku shumica e popullsisë i përket besimit ortodoks.

“Kosova (93,5% myslimane) zgjedh katoliken Justina Shiroka-Pula si Presidente. Askush nuk e vë fare në dyshim këtë, as nuk flet për teori konspirative kundër Islamit, për ndonjë komplot të Vatikanit apo për Perëndimin që po minon fenë e shumicës. A mund ta imagjinojë dikush Serbinë (81,1% ortodokse) duke zgjedhur një president mysliman? Për shembull, Suljo Ugljanin-in apo Shaip Kamberin?”, ka shkruar Kusaovac.

Përmes këtij krahasimi, Kusaovac ka vënë në fokus dallimet në mënyrën se si perceptohen përkatësia fetare dhe përfaqësimi politik në dy vendet e Ballkanit Perëndimor.

Postimi i tij e vendos zgjedhjen e Shiroka-Pulës në kontekstin e tolerancës fetare dhe të mundësisë që përfaqësuesit e komuniteteve të ndryshme fetare të marrin poste të larta shtetërore, pa u shndërruar përkatësia e tyre fetare në çështje kontestuese politike./Telegrafi.

Lexo edhe

Lirim i fshehtë dhe rikthim në qeli: Hetimi i BBC-së nxjerr në dritë rastin e mësuesit

Lirim i fshehtë dhe rikthim në qeli: Hetimi i BBC-së nxjerr në dritë rastin e mësuesit

Mourinho për raportin me gjyqtarët: Nuk jam fajtor, jam fatkeq

Mourinho për raportin me gjyqtarët: Nuk jam fajtor, jam fatkeq

Jose Mourinho me kërkesë të çuditshme te Florentino Perezi

Jose Mourinho me kërkesë të çuditshme te Florentino Perezi