I vuri zjarrin marketit, arrestohet 45-vjeçari

I vuri zjarrin marketit, arrestohet 45-vjeçari

I vuri zjarrin marketit, arrestohet 45-vjeçari

Një 45-vjeçar ka përfunduar në pranga, pasi akuzohet se i vuri zjarrin një marketi në në lagjen nr. 3 të Cërrikut, mëngjesin e të enjtes.

Sponsor 3M Express

“Rreth orës 07:30 të datës 08.10.2026, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në një supermarket në lagjen nr. 3, ishte vënë qëllimisht, zjarr, shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik shkuan në vendngjarje dhe si rezultat i veprimeve operative dhe procedurale, mundësuan në pak orë, identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të rastit, shtetasit A. M., 45 vjeç, banues në Cërrik”, tha policia, raporton A2 CNN, transmeton klankosova.tv.

Si pasojë e flakëve u rrezikuan punonjësit që ndodheshin në subjekt, si dhe u dogjën produkte.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Lexo edhe

Lirim i fshehtë dhe rikthim në qeli: Hetimi i BBC-së nxjerr në dritë rastin e mësuesit

Lirim i fshehtë dhe rikthim në qeli: Hetimi i BBC-së nxjerr në dritë rastin e mësuesit

Mourinho për raportin me gjyqtarët: Nuk jam fajtor, jam fatkeq

Mourinho për raportin me gjyqtarët: Nuk jam fajtor, jam fatkeq

Jose Mourinho me kërkesë të çuditshme te Florentino Perezi

Jose Mourinho me kërkesë të çuditshme te Florentino Perezi

I vuri zjarrin marketit, arrestohet 45-vjeçari | Momenti