Zjarr i madh përfshin plantacionin me mollë në Skenderaj – digjen rreth 10 mijë trupa, dëmi dyshohet deri në 200 mijë euro

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë më 7 tetor një plantacion me mollë në fshatin Klinë e Poshtme të Skenderajt, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sponsor 3M Express

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se pas raportimit të zjarrit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kontaktuar pronarin e plantacionit, A.R.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe prej rreth 5 hektarësh të mbjellë me mollë, ndërsa pronari dhe disa banorë kanë intervenuar fillimisht vetë, deri në mbërritjen e zjarrfikësve.

Zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin, por dëmet e shkaktuara janë të mëdha.

Sipas deklarimit të pronarit dhe të dhënave fillestare, janë dëmtuar rreth 10 mijë trupa molle, rreth 12-vjeçare, sistemi i ujitjes në rreth pesë hektarë, si dhe sistemi kundër breshrit në një sipërfaqe prej rreth dy hektarësh.

Dëmi material, sipas vlerësimit fillestar të ankuesit, mund të arrijë rreth 185 mijë deri në 200 mijë euro.

Për momentin nuk është identifikuar ndonjë person i dyshuar dhe nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me udhëzim të të cilit është iniciuar rasti për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zjarr i madh përfshin plantacionin me mollë në Skenderaj – digjen rreth 10 mijë trupa, dëmi dyshohet deri në 200 mijë euro appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Konsumimi i këtyre ushqimeve mund ta vështirësojë humbjen e dhjamit në bark – zgjidhni alternativa më të shëndetshme

Konsumimi i këtyre ushqimeve mund ta vështirësojë humbjen e dhjamit në bark – zgjidhni alternativa më të shëndetshme

Le Pen: Nëse Ukraina anëtarësohet në BE, Franca do të jetë e para që do të pësojë

Le Pen: Nëse Ukraina anëtarësohet në BE, Franca do të jetë e para që do të pësojë

KRU “Mitrovica” paralajmëron intervenime në disa zona, mund të ketë ndërprerje të ujit

KRU “Mitrovica” paralajmëron intervenime në disa zona, mund të ketë ndërprerje të ujit

Zjarr i madh përfshin plantacionin me mollë në Skenderaj – digjen rreth 10 mijë trupa, dëmi dyshohet deri në 200 mijë euro | Momenti