Shiroka-Pula e nis mandatin me homazhe te Jasharët, Rugova e Demaçi: Kosova është ndërtuar mbi sakrificë e vizion

Në ditën e parë pas marrjes së detyrës, Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka nisur angazhimet e saj duke bërë homazhe në Prekaz, te varri i Presidentit historik Ibrahim Rugova dhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi.

Sponsor 3M Express

Fillimisht, Shiroka-Pula qëndroi në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, ku nderoi sakrificën e familjes Jashari dhe veprën e komandantit legjendar Adem Jashari.

“Prekazi mbetet simbol i qëndresës dhe sakrificës së pashembullt për atdheun”, tha Presidentja.

Më pas, Presidentja bëri homazhe te varri i Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, duke vlerësuar rolin e tij në një prej periudhave më të rëndësishme të historisë së Kosovës.

“Trashëgimia e tij politike dhe vizioni për një Kosovë të lirë, demokratike dhe të orientuar drejt botës perëndimore janë udhërrëfyes për ne”, theksoi Presidentja Shiroka Pula.

Në vazhdim, Shiroka-Pula nderoi edhe veprimtarin Adem Demaçi, duke kujtuar jetën dhe veprën e tij në shërbim të lirisë dhe dinjitetit të popullit të Kosovës.

“Me vendosmërinë dhe sakrificën e tij, Demaçi u bë simbol i qëndresës dhe i mosnënshtrimit përballë padrejtësisë”, u shpreh ajo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shiroka-Pula e nis mandatin me homazhe te Jasharët, Rugova e Demaçi: Kosova është ndërtuar mbi sakrificë e vizion appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Një i lënduar në aksidentin mes kamionit dhe veturës në Klinë

Një i lënduar në aksidentin mes kamionit dhe veturës në Klinë

Kurti pas takimit me presidenten: S’kemi kohë për të humbur, duhet të bëhemi bashkë për shumë sfida shtetërore

Kurti pas takimit me presidenten: S’kemi kohë për të humbur, duhet të bëhemi bashkë për shumë sfida shtetërore

Haziri: LDK-ja e ruan atributin e partisë institucionaliste, nuk është dobësi

Haziri: LDK-ja e ruan atributin e partisë institucionaliste, nuk është dobësi