Shiroka-Pula nis mandatin si presidente me homazhe në Prekaz, te Rugova e Demaçi

Shiroka-Pula nis mandatin si presidente me homazhe në Prekaz, te Rugova e Demaçi

Shiroka-Pula nis mandatin si presidente me homazhe në Prekaz, te Rugova e Demaçi

Me marrjen e detyrës, Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, bëri sot homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, te varri i Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, dhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi.

Në Prekaz, Shiroka Pula nderoi sakrificën sublime të familjes Jashari dhe veprën e komandantit legjendar Adem Jashari.

Sponsor 3M Express

“Prekazi mbetet simbol i qëndresës dhe sakrificës së pashembullt për atdheun”, tha Presidentja.

Gjatë homazheve te varri i Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, ajo vlerësoi urtësinë dhe vizionin me të cilin ai e udhëhoqi Kosovën në një nga periudhat më vendimtare të historisë së saj.

“Trashëgimia e tij politike dhe vizioni për një Kosovë të lirë, demokratike dhe të orientuar drejt botës perëndimore janë udhërrëfyes për ne”, theksoi Shiroka-Pula.

Te varri i veprimtarit Adem Demaçi, Presidentja nderoi jetën dhe veprën e tij, duke theksuar se ai ia kushtoi një jetë të tërë lirisë dhe dinjitetit të popullit të Kosovës.

“Me vendosmërinë dhe sakrificën e tij, Demaçi u bë simbol i qëndresës dhe i mosnënshtrimit përballë padrejtësisë”, u shpreh ajo.

Shiroka-Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës, i sakrificës, vizionit dhe qëndresës së brezave.

 

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Përplasen dy vetura në Prishtinë, dy persona përfundojnë të lënduar

Përplasen dy vetura në Prishtinë, dy persona përfundojnë të lënduar

Tahiri: Kufizimi s’e zhbën Specialen, synon përmirësimin e institucionit

Tahiri: Kufizimi s’e zhbën Specialen, synon përmirësimin e institucionit

Përplasje mes veturës dhe kamionit në Klinë, një person përfundon në spital

Përplasje mes veturës dhe kamionit në Klinë, një person përfundon në spital