KRU “Mitrovica” paralajmëron intervenime në disa zona, mund të ketë ndërprerje të ujit

KRU “Mitrovica” paralajmëron intervenime në disa zona, mund të ketë ndërprerje të ujit

KRU “Mitrovica” paralajmëron intervenime në disa zona, mund të ketë ndërprerje të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të kryejnë intervenime në disa lokacione në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit, punimet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në rrugët “Dora Negman”, “Abedin Ahmeti”, “Lumi” në Vaganicë, “Idriz Seferi”, “Sami Gashi” në Gjergj Fishta, “Hetem Voca” dhe “Krajl Petra”, si dhe në fshatrat Vinarc i Epërm dhe Shupkovc.

Ndërkaq, intervenime në rrjetin e kanalizimit do të ketë në rrugët “Shaip Kalludra” në Pirç, “Xhevat Jusufi”, “Lola Ribar” dhe “Bore Stankovica”.

KRU “Mitrovica” ka paralajmëruar se gjatë realizimit të punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.

“Pas rikthimit të furnizimit, uji mund të paraqitet përkohësisht i turbullt. Në këtë rast, ju lutemi ta lini ujin të rrjedhë për disa minuta, derisa të kthjellohet”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Lexo edhe

Përplasen dy vetura në Prishtinë, dy persona përfundojnë të lënduar

Përplasen dy vetura në Prishtinë, dy persona përfundojnë të lënduar

Tahiri: Kufizimi s’e zhbën Specialen, synon përmirësimin e institucionit

Tahiri: Kufizimi s’e zhbën Specialen, synon përmirësimin e institucionit

Përplasje mes veturës dhe kamionit në Klinë, një person përfundon në spital

Përplasje mes veturës dhe kamionit në Klinë, një person përfundon në spital

KRU “Mitrovica” paralajmëron intervenime në disa zona, mund të ketë ndërprerje të ujit | Momenti