E para e shtetit nderon Rugovën e Demaçin

E para e shtetit nderon Rugovën e Demaçin

E para e shtetit nderon Rugovën e Demaçin

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka bërë homazhe edhe te varri i Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, dhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi.

Sponsor 3M Express

Shiroka Pula vlerësoi urtësinë dhe vizionin me të cilin Rugova e udhëhoqi Kosovën në një nga periudhat më vendimtare të historisë së saj.

“Trashëgimia e tij politike dhe vizioni për një Kosovë të lirë, demokratike dhe të orientuar drejt botës perëndimore janë udhërrëfyes për ne”.

Ndërsa te varri i Demaçit, e para shtetit tha se ai ia kushtoi një jetë të tërë lirisë dhe dinjitetit të popullit të Kosovës.

“Me vendosmërinë dhe sakrificën e tij, Demaçi u bë simbol i qëndresës dhe i mosnënshtrimit përballë padrejtësisë”, u shpreh ajo.

Shiroka Pula u shpreh se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës, i sakrificës, vizionit dhe qëndresës së brezave.

Lexo edhe

Përplasen dy vetura në Prishtinë, dy persona përfundojnë të lënduar

Përplasen dy vetura në Prishtinë, dy persona përfundojnë të lënduar

Tahiri: Kufizimi s’e zhbën Specialen, synon përmirësimin e institucionit

Tahiri: Kufizimi s’e zhbën Specialen, synon përmirësimin e institucionit

Përplasje mes veturës dhe kamionit në Klinë, një person përfundon në spital

Përplasje mes veturës dhe kamionit në Klinë, një person përfundon në spital