Zgjedhjet në Serbi, Janjiq: Ndikimi rus është jashtëzakonisht i madh|Video

Zgjedhjet në Serbi, Janjiq: Ndikimi rus është jashtëzakonisht i madh|Video

Zgjedhjet në Serbi, Janjiq: Ndikimi rus është jashtëzakonisht i madh|Video

Mbështetja e Moskës për Aleksandër Vuçiqin shfaqet edhe në prag të zgjedhjeve parlamentare në Serbi. Presidenti rus Vladimir Putin e ka vlerësuar politikën e Vuçiqit dhe bashkëpunimin me Rusinë, duke rikthyer në vëmendje ndikimin e Moskës në Beograd dhe orientimin e ardhshëm të politikës së jashtme serbe.

Sponsor 3M Express

Ndikimi rus shtrihet përmes politikës, institucioneve të sigurisë, lidhjeve fetare e kulturore, por edhe mediave si RT Balkan dhe Sputnik. Analisti politik Dushan Janjiq thotë se ndikimi i Moskës është i pranishëm edhe brenda institucioneve serbe.

“Ndikimi rus në Serbi është jashtëzakonisht i madh dhe nuk kufizohet vetëm te partitë politike. Ai është i pranishëm në polici, ushtri, mes politikanëve, por edhe profesorëve. Prandaj, ndryshimi i këtij raporti me Rusinë nuk varet vetëm nga Lista Studentore dhe nuk mund të ndodhë brenda natës“, thekon Dushan Janjiq.

Pavarësisht orientimit pro-evropian që deklaron, alternativa kryesore politike ndaj pushtetit të Vuçiqit nuk paralajmëron sanksione ndaj Rusisë.

Lista Studentore, e krijuar nga protestat kundër korrupsionit dhe kërkesat për përgjegjësi institucionale, ka deklaruar se nuk do të vendoste sanksione ndaj Moskës. Sipas Janjiqit, ky qëndrim lidhet edhe me llogaritjet elektorale.

“Deklarimi për sanksionet ndaj Rusisë në këtë moment mund të kushtojë shumë vota. Shumica e qytetarëve të Serbisë shfaqin një orientim të fortë prorus. Mendoj se vlerësimi është që tani të mos humbasin vota për një çështje që nuk është tema kryesore e këtyre zgjedhjeve. Detyra kryesore është ajo që studentët e kanë përcaktuar me sloganin ‘Serbia ose mafia’“, thekson ai.

Ndërsa Serbia u afrohet zgjedhjeve, ndikimi rus mbetet një nga faktorët që mund të përcaktojë orientimin e saj të ardhshëm.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Rudolph: Pas zgjidhjes së krizës, pres energji të re në bashkëpunimin Kosovë-Gjermani dhe agjendën evropiane

Rudolph: Pas zgjidhjes së krizës, pres energji të re në bashkëpunimin Kosovë-Gjermani dhe agjendën evropiane

Çfarë kishte shkruar Shiroka-Pula për vendimin e Speciales para se të zgjidhej presidente e Kosovës

Çfarë kishte shkruar Shiroka-Pula për vendimin e Speciales para se të zgjidhej presidente e Kosovës

Barcelona i vendosi klauzolë 40 milionë, Kosova e ftoi në 16 vjeç – historia e Labinot Kabashit që e la futbollin shumë herët

Barcelona i vendosi klauzolë 40 milionë, Kosova e ftoi në 16 vjeç – historia e Labinot Kabashit që e la futbollin shumë herët

Zgjedhjet në Serbi, Janjiq: Ndikimi rus është jashtëzakonisht i madh|Video | Momenti