Enzo Maresca ka folur për gjendjen e skuadrës së Manchester Cityt para dy ndeshjeve të rëndësishme ndaj Liverpoolit dhe Paris Saint-Germain.

“Ndjesia është fantastike, për të qenë i sinqertë. Lojtarët janë të emocionuar për dy ndeshjet e ardhshme”, u shpreh Maresca.
Trajneri i Cityt theksoi se skuadra është veçanërisht e motivuar pasi aktualisht kryeson Premier League-n dhe se fokusi i lojtarëve mbetet vetëm te futbolli.
“Sidomos sepse në këtë moment jemi në krye të kampionatit. Lojtarët janë thjesht të fokusuar te kjo. Ata e dinë se çfarë mund të kontrollojmë dhe ajo është ana sportive”, shtoi Maresca.




