Duruan me muaj me shpresë se do t’iu gjindet zgjidhja.

Mirëpo, tani situata me bërllokun e ujërat e zeza dhe kutërbimin në rrugën “Ndue Perleshi” në Prishtinë është bërë e papërballueshme për banorët.
Nga kjo gjendje mund ta pësojnë edhe ata që nuk kanë faj.
E kjo situatë e krijuar tash e 5 muaj dyshohet se ka ndikuar edhe në shëndetin e disa banorëve.
Por për rrregullimin e problemit me ujëra të zeza në këtë vend nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit në Prishtinë kanë një kusht para ndërhyrjes.
“Ne kemi qenë në vendin e ngjarjes dhe kemi bërë përpjekje për të identifikuar pusetat e kanalizimit, mirëpo intervenimi ka qenë i pamundur për shkak se pusetat nuk mund të gjenden dhe janë të mbuluara nga mbeturinat. Për këtë arsye, hapi i parë duhet të jetë largimi i mbeturinave, në mënyrë që të krijohet qasje dhe të mund të identifikohen pusetat e kanalizimit” – thanë nga KRU Prishtina.
E për ta mundësuar këtë intervenim, nga komuna thanë se do ta pastrojnë zonën ditëve në vazhdim.




