Rudolph: Pas zgjidhjes së krizës, pres energji të re në bashkëpunimin Kosovë-Gjermani dhe agjendën evropiane

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka thënë se zgjidhja e krizës institucionale i ka krijuar Kosovës mundësinë për të rifilluar aktivisht ndjekjen e agjendës së saj evropiane.

Sponsor 3M Express

Rudolph i bëri këto deklarata gjatë pritjes së organizuar me rastin e “Ditës së Bashkimit Gjerman”.

Ai tha se krijimi i institucioneve stabile mund të sjellë një bashkëpunim më të fuqishëm dypalësh mes Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe hapa të rinj në procesin e integrimit evropian.

“Pas zgjidhjes së krizës institucionale, pres me padurim të punoj me energji të re, si në bashkëpunimin tonë dypalësh, ashtu edhe në agjendën evropiane të Kosovës. Duke krijuar institucione stabile, vendi tashmë e ka vendosur veten në pozitë që ta ndjekë sërish në mënyrë aktive këtë agjendë”, deklaroi Rudolph.

Megjithatë, ambasadori gjerman paralajmëroi se rruga drejt integrimit evropian nuk do të jetë gjithmonë e lehtë, duke theksuar se do të nevojiten debate dhe vendime të vështira.

Rudolph tha se e kupton padurimin në Kosovë për shkak të zgjatjes së procesit të integrimit, por theksoi se ky synim është edhe më i rëndësishëm në rrethanat e reja të sigurisë në Evropë.

Ai përmendi luftën e Rusisë kundër Ukrainës dhe shtimin e kërcënimeve hibride, duke vlerësuar se këto zhvillime e bëjnë integrimin e Kosovës në strukturat evropiane edhe më të rëndësishëm.

“Në këtë mjedis, Kosova tani nuk mund dhe nuk duhet të shikojë më vetëm nga brenda, por përkundrazi duhet ta shohë integrimin e saj evropian si një kontribut aktiv për paqen dhe sigurinë në Evropë”, përfundoi ambasadori gjerman.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rudolph: Pas zgjidhjes së krizës, pres energji të re në bashkëpunimin Kosovë-Gjermani dhe agjendën evropiane appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Hysa gati për sfidën historike: Po stërvitem fort çdo ditë

Hysa gati për sfidën historike: Po stërvitem fort çdo ditë

Limaj me fjalë të mëdha për Shiroka-Pulën: S’ka energji negative, din me thënë po dhe jo!

Limaj me fjalë të mëdha për Shiroka-Pulën: S’ka energji negative, din me thënë po dhe jo!

Gruda: Ligji për Specialen nuk e shkel Kushtetutën, Kosova duhet të qëndrojë prapa tij

Gruda: Ligji për Specialen nuk e shkel Kushtetutën, Kosova duhet të qëndrojë prapa tij