Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA mund të ndikojnë edhe ekonominë zvicerane

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA mund të ndikojnë edhe ekonominë zvicerane

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA mund të ndikojnë edhe ekonominë zvicerane

Më 3 nëntor, amerikanët do të votojnë për një Kongres të ri, ndërsa rezultati i zgjedhjeve të mesmandatit mund të ketë pasoja edhe për Zvicrën, veçanërisht për tregtinë, eksportet, kursin e dollarit dhe tregjet financiare.

Sponsor 3M Express

Duke qenë se SHBA-ja është një nga partnerët më të rëndësishëm ekonomikë të Zvicrë dhe se tregtia dypalëshe e mallrave dhe shërbimeve arriti rreth 293 miliardë dollarë në vitin 202, për këtë arsye, çdo ndryshim në politikën tregtare amerikane mund të ndihet edhe nga kompanitë zvicerane.

Një nga çështjet kryesore janë tarifat doganore amerikane, shkruan Waston, transmeton Telegrafi.

Një Kongres i kontrolluar nga demokratët mund t’ia kufizojë hapësirën politike presidentit Donald Trump, ndërsa një Kongres i ndarë do ta bënte më të vështirë miratimin e masave të reja tregtare. Nëse republikanët ruajnë kontrollin e të dyja dhomave, Trump do ta kishte më të lehtë të vazhdonte agjendën e tij ekonomike dhe tregtare.

Industria zvicerane, veçanërisht farmaceutika, prodhimi i makinerive dhe industria e orëve, mund të preket drejtpërdrejt nga zhvillimet në marrëdhëniet tregtare me SHBA-në.

Edhe dollari mund të jetë një faktor i rëndësishëm. Një dollar më i dobët do t’i bënte udhëtimet dhe blerjet në SHBA më të lira për zviceranët, por njëkohësisht do të ulte vlerën në franga të të ardhurave që kompanitë zvicerane realizojnë në tregun amerikan.

Në tregjet financiare, ekspertët paralajmërojnë se zgjedhjet mund të sjellin luhatje, por ndikimi afatgjatë pritet të varet më shumë nga inflacioni, normat e interesit, rritja ekonomike dhe fitimet e kompanive sesa vetëm nga rezultati politik i zgjedhjeve./Telegrafi/

Lexo edhe

Fetoshi ngre alarmin për dredhin e serbëve për konsulentët e Trumpit në Republika Srpska

Fetoshi ngre alarmin për dredhin e serbëve për konsulentët e Trumpit në Republika Srpska

PSG kthen sytë nga Brazili, talenti 18-vjeçar i Palmeirasit në radar

PSG kthen sytë nga Brazili, talenti 18-vjeçar i Palmeirasit në radar

Toni Kroos përgatitet për hapin e ri, synon karrierën si trajner

Toni Kroos përgatitet për hapin e ri, synon karrierën si trajner