Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë bilancet e viktimave dhë të plagosurve nga sulmet e fundit të Rusisë.

Ai ka thënë se vetëm një ditë më parë 25 persona kanë humbur jetën dhe rreth 100 të tjerë janë plagosur pas sulmeve me raketa në një ndërtesë banimi, si dhe në disa vende tjera.
Zelensky ka kërkuar nga liderët botërorë të mos heshtin ndaj asaj që po ndodh në Ukrainë.
“Përpjekjet për sanksione janë dobësuar në shumë aspekte dhe sinjalet për heqjen e sanksioneve ndaj oligarkëve janë, në fakt, sinjale se lufta po normalizohet. Fatkeqësisht. Putini ende mund të shesë naftë dhe, kur bën llogaritë në dollarë e euro, lufta ende sjell përfitim, për të është e leverdishme të bëjë luftë. Lufta është në natyrën e tij, është ideologjia e tij. Dhe e gjithë kjo është një problem jo vetëm për Ukrainën, jo vetëm për ne, jo vetëm për popullin dhe fëmijët tanë. Është një problem për të gjithë në Evropë – dhe në botën perëndimore.”, ka thënë ai. /Klankosova.tv




