Zbulohen dy raste me kokainë në Vërmicë, dyshohet një shtetas shqiptar

Zbulohen dy raste me kokainë në Vërmicë, dyshohet një shtetas shqiptar

Zbulohen dy raste me kokainë në Vërmicë, dyshohet një shtetas shqiptar

Në pikëkalimin kufitar në Vërmicë janë gjetur 5.31 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, ndërsa lidhur me rastin dyshohet një shtetas i Shqipërisë.

Sponsor 3M Express

Sipas raportit të Policisë, substanca është zbuluar narkotike më 16 tetor rreth orës 16:20, gjatë kontrollit në hangarin ku bëhet kontrolli i automjeteve.

Pas shqyrtimit të pamjeve nga kamerat e sigurisë, policia ka dyshuar se substanca i përket një shtetasi të Shqipërisë, të cilit gjatë kontrollit të automjetit më 4 tetor i ishin gjetur edhe 0.91 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Për rastin e mëparshëm ishte iniciuar procedurë, ndërsa pas konsultimit me prokurorin, rasti i është referuar Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) për procedura të mëtejshme.

Lexo edhe

Bellingham “blindon” të ardhmen te Real Madridi

Bellingham “blindon” të ardhmen te Real Madridi

Bajrami kërkon masa ndaj kompanive që nuk zbatojnë pagën minimale

Bajrami kërkon masa ndaj kompanive që nuk zbatojnë pagën minimale

BQK: Kosova një hap më afër SEPA-s

BQK: Kosova një hap më afër SEPA-s

Zbulohen dy raste me kokainë në Vërmicë, dyshohet një shtetas shqiptar | Momenti