Tahiri: Qeveria Kurti pa program e pa letërnjoftim politik

Tahiri: Qeveria Kurti pa program e pa letërnjoftim politik

Tahiri: Qeveria Kurti pa program e pa letërnjoftim politik

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri ka kritikuar Qeverinë për mungesën e programit qeverisës, duke theksuar se kanë kaluar pesë muaj nga përfundimi i zgjedhjeve dhe ende nuk është paraqitur një program për diskutim publik dhe parlamentar.

Sponsor 3M Express

Sipas Tahirit, Qeveria ka prezantuar një agjendë legjislative dyvjeçare, por jo një vizion të qartë për vendin.

Ai vlerëson se një listë ligjesh, ku përsëriten nisma të bartura prej vitesh, nuk mund të konsiderohet strategji zhvillimore.

“Një qeveri pa program është pa identitet, ndërsa një qeveri pa prioritete legjislative mbetet edhe pa letërnjoftim politik,” ka shkruar Tahiri.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës thekson se problemi nuk qëndron vetëm te mungesa e një dokumenti zyrtar, por edhe te mungesa e përgjigjeve konkrete për çështjet kryesore me të cilat përballet vendi.

Ai përmend problemet në sektorin e energjisë, ekonominë, mirëqenien e qytetarëve, sektorin privat dhe sfidat e integrimit.

Në fund, Tahiri shpreh shqetësimin se pa një program të qartë dhe prioritete të përcaktuara, qeverisja po mbetet në improvizim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tahiri: Qeveria Kurti pa program e pa letërnjoftim politik appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Digjet kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”

Digjet kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”

QSU e FSK-së fiton për herë të parë riakreditimin pesëvjeçar

QSU e FSK-së fiton për herë të parë riakreditimin pesëvjeçar

Gjykata amerikane urdhëron Trumpin ta rikthejë lotarinë e Green Card-it për vitin 2027

Gjykata amerikane urdhëron Trumpin ta rikthejë lotarinë e Green Card-it për vitin 2027