Maqedonci: Për herë të parë, Qendra për Studime e FSK-së me akreditim 5 vjeçar

Maqedonci: Për herë të parë, Qendra për Studime e FSK-së me akreditim 5 vjeçar

Maqedonci: Për herë të parë, Qendra për Studime e FSK-së me akreditim 5 vjeçar

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili ka vlerësuar se ky sukses dëshmon punën e vazhdueshme për avancimin e edukimit ushtarak dhe ngritjen e standardeve akademike e profesionale në FSK.

“Ky sukses është dëshmi e punës së vazhdueshme që po bëjmë për avancimin e edukimit ushtarak dhe ngritjen e standardeve akademike e profesionale në FSK. Si Ministri e Mbrojtjes, mbetemi të përkushtuar në modernizimin e programeve të studimit, zhvillimin profesional të stafit dhe krijimin e mundësive të reja për kadetët tanë”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Sponsor 3M Express

Ministri ka theksuar rëndësinë e investimit në edukimin dhe përgatitjen e oficerëve të ardhshëm të FSK-së.

“Investimi në edukimin dhe përgatitjen e oficerëve të ardhshëm është investim në të ardhmen e FSK-së. Përgëzoj drejtuesit dhe gjithë stafin e QSU-së për punën dhe përkushtimin e tyre në arritjen e këtij suksesi!”, ka shkruar ai.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Bellingham “blindon” të ardhmen te Real Madridi

Bellingham “blindon” të ardhmen te Real Madridi

Bajrami kërkon masa ndaj kompanive që nuk zbatojnë pagën minimale

Bajrami kërkon masa ndaj kompanive që nuk zbatojnë pagën minimale

BQK: Kosova një hap më afër SEPA-s

BQK: Kosova një hap më afër SEPA-s