Waitz: Korrupsioni pengon progresin në Maqedoninë e Veriut, duhen përpjekje për të tejkaluar bllokadat nga Bullgaria

Waitz: Korrupsioni pengon progresin në Maqedoninë e Veriut, duhen përpjekje për të tejkaluar bllokadat nga Bullgaria

Waitz: Korrupsioni pengon progresin në Maqedoninë e Veriut, duhen përpjekje për të tejkaluar bllokadat nga Bullgaria

Sundimi funksional i së drejtës, zbatimi konsikuent i ligjeve dhe përzgjedhja e kuadrove udhëheqëse në bazë të arsimit, përvojës së punës dhe kualifikimeve janë parakushte kyçe për zhvillimin ekonomik dhe kthimin e besimit të qytetarëve në institucione, vlerësoi sot eurodeputeti dhe raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë, Thomas Waitz, në video-fjalim në debatin tematik në Parlament, kushtuar raporteve të Komisionit Evropian për sundimin e ligjit dhe mbikëqyrjen parlamentare.

Sponsor 3M Express

Ai theksoi edhe se Maqedonia duhet të jetë udhëheqëse në negociatat për anëtarësim në BE, nëse tejkalohen të gjitha bllokadat nga Bullgaria fqinje, duke theksuar se këtu duhet të investohet përpjekje e madhe.

“Shpresoj që Maqedonia e Veriut do të fillojë negociatat, duke marrë parasysh të gjitha reformat që janë zbatuar në vendin tuaj. Ju duhej të jeni lider në negociatat për anëtarësim në BE nëse tejkalohen të gjitha bllokadat nga Bullgaria fqinje. Dhe këtu duhet të investojmë shumë përpjekje”, tha eurodeputeti, përcjell “Portalb”.

Waitz, në fjalimin në debatin e sotëm tematik mbi raportet e Komisionit Evropian mbi sundimin e ligjit, theksoi se korrupsioni është pengesë dhe ngecje që nuk i sjell dobi askujt dhe se nevojitet të tejkalohen gjendjet që e pengojnë progresin.

Waitz theksoi se sundimi i ligjit nuk duhet të konsiderohet vetëm në kontekstin e afrimit ndaj Bashkimit Evropian, por para së gjithash si kusht për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e perspektivave më të mira për qytetarët.

“E dimë se korrupsioni është ngecje, pengesë, nuk i ndihmon askujt dhe duhet të përpiqemi ta tejkalojmë atë. Por, jashtë çështjes për përfaqësim ndaj Bashkimit Evropian, për zhvillimin ekonomik të vendit është me rëndësi nëse sundimi i ligjit është funksional apo jo. Nëse ju si sipërmarrës, nëse vini nga jashtë, si investitor, mund të mbështeteni në sundimin e ligjit në vendin tuaj? Jo vetëm nëse shteti ka ligje në letër, por edhe nëse ato zbatohen. Ky është çelësi i zhvillimit ekonomik dhe diçka që duhet t’ua ofrojmë qytetarëve tanë, para së gjithash si punë më të rëndësishme”, tha Waitz.

Ai theksoi se kjo është veçanërisht e rëndësishme për një vend që përballet me një largim të të rinjve, sepse mbajtja e të rinjve dhe krijimi i mundësive për të ardhmen e tyre kërkon investime cilësore dhe zhvillim të mirë ekonomik.

Lexo edhe

Zhgënjim në “Fadil Vokrri”, Kosova U21 mposhtet befasisht në shtëpi nga Luksemburgu

Zhgënjim në “Fadil Vokrri”, Kosova U21 mposhtet befasisht në shtëpi nga Luksemburgu

VLEN dhe BDI përplasen për ndikimin serb

VLEN dhe BDI përplasen për ndikimin serb

Importi i lartë rrezikon shtrenjtimin e rrymës|Video

Importi i lartë rrezikon shtrenjtimin e rrymës|Video

Waitz: Korrupsioni pengon progresin në Maqedoninë e Veriut, duhen përpjekje për të tejkaluar bllokadat nga Bullgaria | Momenti