Kur i dëgjoi vargjet e këngës nacionaliste serbe në zemër të Evropës, Donika Emini u largua shpejt nga salla.

Përfaqësuesja e shoqërisë civile, Donika Emini, e vetmja pjesëmarrëse nga Kosova, u trondit kur dëgjoi këngën shoviniste të kohës së Slobodan Milosheviqit që e paraqiste Kosovën si pjesë të Serbisë gjatë Forumit për Zgjerimin e Bashkimit Evropian.
Këtë alarm, Emini e ngriti në ditën e dytë të këtij forumi. Nga ky institucion demokratik ajo tha se kjo narrativë është kërcënim për paqën në evropë për të cilën punon unioni.
Në forum reagoi edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili kërkoi nga familja evropiane që të mos lejojë Serbinë të kthet prapa në kohë.
Për një njohës të diplomacisë, kjo është formulë e provuar serbe në shekullin e kaluar.
Pas kësaj ngjarje dikush paralajmëron acarim të raporteve.
Ndërkohë, Komisioni Evropian është distancuar nga kënga nacionaliste serbe.





