Zhgënjim në “Fadil Vokrri”, Kosova U21 mposhtet befasisht në shtëpi nga Luksemburgu

Zhgënjim në “Fadil Vokrri”, Kosova U21 mposhtet befasisht në shtëpi nga Luksemburgu

Zhgënjim në “Fadil Vokrri”, Kosova U21 mposhtet befasisht në shtëpi nga Luksemburgu

Një paraqitje për t’u harruar dhe një rezultat që lë shije të hidhur. Kombëtarja U21 e Kosovës ka pësuar një disfatë tronditëse dhe krejtësisht të papritur në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke u mposhtur me rezultat të pastër 0-2 nga Luksemburgu U21 në ndeshjen miqësore të zhvilluar të hënën.

Sponsor 3M Express

Ndonëse para tifozëve të vet pritej dominim dhe fitore bindëse, “Dardanët” e rinj u kapën në befasi që në start të takimit. Mysafirët nga Luksemburgu nuk humbën kohë dhe arritën të zhbllokojnë rezultatin qysh në minutën e 6-të, duke i hedhur ujë të ftohtë vendasve.

Pas golit të pësuar, Kosova U21 provoi të reagonte dhe të rikthehej në lojë. Në minutën e 25-të, topi përfundoi në rrjetën e luksemburgasve, por festa në “Fadil Vokrri” zgjati vetëm pak sekonda – sistemi VAR ndërhyri dhe anuloi gjithçka për shkak të pozitës jashtë loje.

Goditja e dytë dhe kartoni i kuq në fund

Edhe në pjesën e dytë, në vend të përmbysjes së shumëpritur, erdhi goditja përfundimtare. Në minutën e 65-të, Luksemburgu U21 shënoi edhe golin e dytë, duke shuar çdo shpresë të Kosovës për të nxjerrë qoftë edhe një barazim nga kjo përballje.

Si të mos mjaftonte humbja e rëndë në shtëpi, nervozizmi i minutave të fundit solli edhe ndëshkimin e rëndë. Në kohën shtesë (90+2′), njëri prej futbollistëve të Kosovës U21 u ndëshkua direkt me karton të kuq, duke e lënë ekipin me dhjetë lojtarë dhe duke e vulosur një mbrëmje krejtësisht të zymtë në Prishtinë.

Kështu, Luksemburgu U21 largohet nga kryeqyteti me një fitore historike dhe befasuese 0-2, ndërsa për Kosovën e re mbeten shumë pikëpyetje dhe nevoja urgjente për reflektim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

“Prishtina 2030”, alarm pas anulimit të takimit|Video

“Prishtina 2030”, alarm pas anulimit të takimit|Video

Aksident fatal në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën shefi i krimeve në Policinë e Vlorës

Aksident fatal në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën shefi i krimeve në Policinë e Vlorës

Importi i lartë rrezikon shtrenjtimin e rrymës|Video

Importi i lartë rrezikon shtrenjtimin e rrymës|Video