Të shtëna me armë gjatë një grabitjeje në Gjakovë, një person i lënduar

Të shtëna me armë gjatë një grabitjeje në Gjakovë, një person i lënduar

Të shtëna me armë gjatë një grabitjeje në Gjakovë, një person i lënduar

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e të shtënave me armë zjarri gjatë një grabitjeje në një objekt afarist në rrugën “Sylejman Hadum Aga” në Gjakovë.

Sponsor 3M Express

Zëdhënësja e Policisë Rajonale në Gjakovë, Vlera Krasniqi, bëri të ditur se policia është njoftuar për rastin rreth orës 17:00, përmes linjës zyrtare telefonike.

Sipas saj, gjatë grabitjes ka pasur të shtëna me armë zjarri, ndërsa një person ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor.

“Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit, si dhe identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar”, deklaroi Krasniqi.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

“Prishtina 2030”, alarm pas anulimit të takimit|Video

“Prishtina 2030”, alarm pas anulimit të takimit|Video

Aksident fatal në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën shefi i krimeve në Policinë e Vlorës

Aksident fatal në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën shefi i krimeve në Policinë e Vlorës

Zhgënjim në “Fadil Vokrri”, Kosova U21 mposhtet befasisht në shtëpi nga Luksemburgu

Zhgënjim në “Fadil Vokrri”, Kosova U21 mposhtet befasisht në shtëpi nga Luksemburgu