VLEN: Lirimi nga arresti i Artan Grubit dhe Përparim Bajramit paraqet skandal të paprecedent

VLEN: Lirimi nga arresti i Artan Grubit dhe Përparim Bajramit paraqet skandal të paprecedent

VLEN: Lirimi nga arresti i Artan Grubit dhe Përparim Bajramit paraqet skandal të paprecedent

“Lirimi nga arresti i Artan Grubit dhe Përparim Bajramit paraqet skandal të paprecedent dhe tallje të hapur me institucionet shtetërore”, thonë nga VLEN pas lajmeve se ish-drejtori i Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami, ka ofruar garanci 1.1 milionë euro për t’u gjykuar në liri.

Sponsor 3M Express

“Sot, kur opinioni është në shok nga informata se një djalë në të tridhjetat e tij, i cili punësimin e parë e ka pikërisht në Lotarinë Shtetërore, e bleu lirinë me garancion në vlerë mbi një milion euro, ndërkohë që shefi i tij pak më herët doli nga arresti shtëpiak, edhe pse që të dytë për më shumë se një vit ishin të arratisur nga drejtësia, parashtrohen disa pyetje publike: A po ia kthen borxhin Sasho Mijallkovi Artan Grubit për shërbimet që ky i dyti ia kryente duke e lënë në liri derisa shqiptarët kalbeshin nëpër burgje?! A është kjo fatura për manipulimin e sistemit të drejtësisë përmes gjyqtarëve zë dëgjueshëm, për të cilët Artan Grubi përfundoi në listën e zezë amerikane”.

“A po sfidohet drejtësia dhe lufta kundër korrupsionit nga recidivët e shërbimeve sekrete dhe nëntoka, dhe a po e paguajmë të gjithë ne tatimin e lojërave të pista të pushtetit të kaluar me eksponentë të shërbimeve sekrete dhe aleancat e tyre të heshtura me kartelet e krimit të organizuar?!”, thonë nga VLEN.

VLEN kërkon shpjegim të menjëhershëm nga organet kompetente dhe autoritetet përgjegjëse të gjyqësisë dhe prokurorisë se si u bë lirimi i dy të arratisurve nga drejtësia.

“Si parti politike në pushtet, do të shfrytëzojmë të gjitha mekanizmat institucionale për zbardhjen e këtij skandali dhe për të siguruar qytetarët se tallje me drejtësinë dhe me shtetin nuk do të ketë! Njëkohësisht, kërkojmë vëmendje të shtuar ndërkombëtare për degradimin e institucioneve dhe shkatërrimin e besimit të qytetarëve në shtetin e së drejtës dhe luftën kundër krimit të organizuar në një vend anëtar të NATO-s”.

“Pas Artan Grubit, i cili ndodhet në listën e zezë amerikane për ndërmarrje korruptive në bashkëpunim me Mijallkovin, tani me garancion prej 1.2 milion eurosh nga paraburgimi po lirohet edhe Përparim Bajrami, ish Drejtori i Lotarisë Shtetërore. Këto zhvillime nuk duhet të kalojnë në heshtje dhe as të mbeten pa përgjegjësi. Të gjithë ata që kanë pasur rol në këto procese do të japin llogari brenda përgjegjësive të tyre ligjore dhe institucionale”, thonë nga VLEN.

VLEN fton faktorin ndërkombëtar dhe ambasadat e huaja që ta ndjekin nga afër këtë proces, në funksion të transparencës dhe sundimit të ligjit.

Lexo edhe

Vulin dyshohet se tentoi të arratisej drejt Moskës, avioni kthehet papritur në Beograd

Vulin dyshohet se tentoi të arratisej drejt Moskës, avioni kthehet papritur në Beograd

Astronautët amerikanë votojnë nga hapësira në zgjedhjet për Kongresin

Astronautët amerikanë votojnë nga hapësira në zgjedhjet për Kongresin

ILO: Gratë mbajnë më pak se një të tretën e posteve drejtuese në botë

ILO: Gratë mbajnë më pak se një të tretën e posteve drejtuese në botë