“Vallja e Osman Takës” është përfshirë në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, ku ka vlerësuar rëndësinë historike dhe kulturore të kësaj valleje.
“Simbol i identitetit çam, kjo valle mbart historinë, krenarinë dhe qëndresën e një tradite të përcjellë ndër breza. E lidhur me figurën legjendare të Osman Takës nga Konispoli, ajo ndërthur forcën dhe elegancën, duke shprehur trimërinë, sakrificën, solidaritetin dhe shpirtin e lirë”, ka shkruar Rama.
Përfshirja në këtë listë e njeh “Vallen e Osman Takës” si pjesë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore jomateriale të Shqipërisë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post “Vallja e Osman Takës” bëhet pjesë e Listës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore të Shqipërisë appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




