Trupi i huaj i bllokoi frymëmarrjen, mjekët e QKUK-së shpëtojnë 63-vjeçaren

Trupi i huaj i bllokoi frymëmarrjen, mjekët e QKUK-së shpëtojnë 63-vjeçaren

Trupi i huaj i bllokoi frymëmarrjen, mjekët e QKUK-së shpëtojnë 63-vjeçaren

Një ndërhyrje urgjente është realizuar me sukses në Klinikën e Pulmologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku ekipet mjekësore kanë larguar një trup të huaj nga rrugët e frymëmarrjes së një pacienteje 63-vjeçare.

Sponsor 3M Express

Pacientja ishte paraqitur si rast urgjent, me dyshim për praninë e një trupi të huaj në rrugët e frymëmarrjes. Pas kryerjes së tomografisë së kompjuterizuar (CT) të toraksit, mjekët kanë konfirmuar praninë e trupit të huaj në bronkun kryesor të majtë, transmeton Klankosova.tv.

Sipas të dhënave të Klinikës, trupi i huaj kishte shkaktuar bllokim të plotë të lumenit bronkial, duke paraqitur rrezik serioz për shëndetin dhe për komplikime potencialisht kërcënuese për jetën.

Për shkak të gjendjes urgjente, ekipi i Klinikës së Pulmologjisë ka intervenuar menjëherë përmes bronkoskopisë, me qëllim largimin e trupit të huaj dhe lirimin e rrugëve të frymëmarrjes.

Ndërhyrja ka rezultuar e suksesshme dhe trupi i huaj është larguar, ndërsa pacientes i është ofruar trajtimi dhe kujdesi i nevojshëm mjekësor.

Lexo edhe

Konsumimi i këtyre ushqimeve mund ta vështirësojë humbjen e dhjamit në bark – zgjidhni alternativa më të shëndetshme

Konsumimi i këtyre ushqimeve mund ta vështirësojë humbjen e dhjamit në bark – zgjidhni alternativa më të shëndetshme

Le Pen: Nëse Ukraina anëtarësohet në BE, Franca do të jetë e para që do të pësojë

Le Pen: Nëse Ukraina anëtarësohet në BE, Franca do të jetë e para që do të pësojë

KRU “Mitrovica” paralajmëron intervenime në disa zona, mund të ketë ndërprerje të ujit

KRU “Mitrovica” paralajmëron intervenime në disa zona, mund të ketë ndërprerje të ujit

Trupi i huaj i bllokoi frymëmarrjen, mjekët e QKUK-së shpëtojnë 63-vjeçaren | Momenti