Trump: SHBA-ja nuk do ta sulmojë Iranin para zgjedhjeve të nëntorit

Trump: SHBA-ja nuk do ta sulmojë Iranin para zgjedhjeve të nëntorit

Trump: SHBA-ja nuk do ta sulmojë Iranin para zgjedhjeve të nëntorit

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar të enjten se Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë bisedime produktive me Iranin dhe se nuk do të ndërmarrin sulme ndaj këtij shteti para zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, që mbahen më 3 nëntor.

“Jemi duke pasur diskutime produktive me Republikën Islamike të Iranit”, ka shkruar Trump në platformën “Truth Social”, duke shtuar se SHBA-ja nuk do ta sulmojë Iranin para zgjedhjeve.

Sponsor 3M Express

Deklarata e tij vjen në kohën kur Uashingtoni dhe Teherani kanë shkëmbyer propozime për t’i dhënë fund luftës dhe për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një rrugë jetike për transportin global të energjisë.

Trump së fundmi ka refuzuar ofertën e fundit të Iranit, ndërsa Teherani ka deklaruar se nuk do të heqë dorë nga pasurimi i uraniumit.

Lufta me Iranin dhe rritja e çmimeve të karburanteve janë shndërruar në çështje të rëndësishme politike në SHBA, në prag të zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump: SHBA-ja nuk do ta sulmojë Iranin para zgjedhjeve të nëntorit appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Fetoshi ngre alarmin për dredhin e serbëve për konsulentët e Trumpit në Republika Srpska

Fetoshi ngre alarmin për dredhin e serbëve për konsulentët e Trumpit në Republika Srpska

PSG kthen sytë nga Brazili, talenti 18-vjeçar i Palmeirasit në radar

PSG kthen sytë nga Brazili, talenti 18-vjeçar i Palmeirasit në radar

Toni Kroos përgatitet për hapin e ri, synon karrierën si trajner

Toni Kroos përgatitet për hapin e ri, synon karrierën si trajner